Grabitën shtëpinë e noterit, arrestohen 2 organizatorët e vjedhjes

Grabitën shtëpinë e noterit, arrestohen 2 organizatorët e vjedhjes

08:44, 20/05/2022
A+ Aa A-

Ka shkuar në 5 numri i personave të ndaluar në kuadër të operacionit “Butrinti” të organizuar nga policia e Sarandës.

Kështu janë vënë në pranga 2 organizatorët e vjedhjes së një shume parash, nën kërcënimin e armës, në banesën e shtetasit Th. K., ngjarje e ndodhur më datë 20.10.2021.

Shtetasit S. B. dhe I. M. kanë pasur rolin e organizatorit në vjedhjen me armë në banesën e Th. K.

Për këtë ngjarje, në datën 03.11.2021, janë arrestuar si bashkëpunëtorë edhe shtetasit E. A., 53 vjeç, O. K. (P)., 40 vjeç, dhe V. H., 35 vjeç.

“Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur në datën 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë, ku disa persona, nën kërcënimin e armës, vodhën një shumë parash në banesën e shtetasit Th. K.(noter), shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Vlorë, Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Butrinti”. Në kuadër të këtij operacioni janë kapur dhe ndaluar shtetasit S. B., 34 vjeç, banues në Shkodër dhe I. M., 29 vjeç, banues në Tiranë. Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 18.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.” – bën me dije policia.

Një javë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë gjetur në det, armën e zjarrit automatik, së bashku me dy karikatorë, që këta shtetas kanë përdorur gjatë vjedhjes në banesën e shtetasit Th. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco