VIDEO/ Hakmarrja e ashpër me tritol dhe zjarr, polici: Nuk e kam idenë kush ma vuri tritolin

VIDEO/ Hakmarrja e ashpër me tritol dhe zjarr, polici: Nuk e kam idenë kush ma vuri tritolin

08:08, 20/05/2022
A+ Aa A-

Efektivi i policisë së Shkodrës, Ndrek Rrasa, të cilit iu hodh në erë me tritol gjatë natës lokali që kishte në fshatin Grudë e Re dhe po ashtu i dogjën edhe autobusin që kishte në pronësi, ka deklaruar për hetuesit

se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk e ka idenë se kush mund ta ketë vënë tritolin apo djegur autobusin.

Një grup hetimor që ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar se hakmarrja ndaj efektivit  ka qenë jo e vogël, pasi autorët jo vetëm i kanë vendosur tritol lokalit, por në ikje i kanë djegur dhe një minibus që ishte parkuar pranë lokalit.

Gazetarja e SYRI TV solli pamjet nga vendngjarje, ndërsa Policia bëri këtë njoftim:

Policia e Shkodrës tha se rreth orës 2:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër,  ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshat, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër. Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje

.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco