Të gjitha akuzat mbi Talo Çelën, Nuredin Dumanin dhe Florenc Çapjen/ SYRI siguron dosjen e 'zezë' të SPAK

Të gjitha akuzat mbi Talo Çelën, Nuredin Dumanin dhe Florenc Çapjen/ SYRI siguron dosjen e 'zezë' të SPAK

23:05, 19/05/2022
A+ Aa A-

Ashtu siç edhe mund të pritej, dosja në ngarkim të 32 personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arrest, por që deri tani ndodhen prapa hekurave 18 prej tyre e 14 të tjerë në kërkim, është e "nxirë" me akuza.

Anëtarët e tetë grupeve kriminale, sipas Gjykatës së Posaçme e cila ka firmosur urdhër arrestet akuzohen për vepra të ndryshme, duke nisur nga ato më të rëndat që kanë kushtuar shumë jetë njerëzish, tek grabitjet.

Vetëm ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumanit rëndojnë 17 vepra penale, nga të cilat 4 vrasje, me një dënim të përjetshëm që nuk do të vihej në diskutim, por që vendimi i tij për të folur dhe rrëfyer, premtojnë ndaj tij dënim më të butë, parashikuar në ligj. 

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Atalanta Zeqiraj ka firmosur më datë 17 maj, urdhër-arrestet me kërkesë të prokurorëve Behar Dibra, Altin Dumani e Doloreza Musabelliu, duke çuar në bashkimin në një të vetme të dosjeve në ngarkim të 32 shtetasve. 

Por cilat janë akuzat dhe veprat që rëndojnë mbi Nuredin Dumanin, personazhi kyç që çoi në rrjetë disa nga bosët e krimit, e disa të tjerë janë futur në lupën e drejtësisë dhe policisë për t'ju vënë prangat pasi kanë marrë arratinë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano paralajmëroi në konferencën e të Enjtes, se "Pavarësisht ndikimit dhe lidhjeve që kanë, herët apo vonë askush që ka kryer vepra të tilla penale, nuk do t'i shpëtojë përballjes me ligjin". Nga ana tjetër, kreu i SPAK, Arben Kraja, tha se "Për personat që nuk janë kapur, nuk mund të jap detaje por të jeni të sigurt se jemi të vendosur që t’i shkojmë deri në fund kushdo që të jetë, është apo jo i fortë, ka apo jo mbështetje". 

Ndërkohë që për Nuredin Dumani, Kraja dhe Nano as nuk mohuan dhe as nuk e pohuan faktin e rolit që ka patur në ndërmarrjen e një operacioni të tillë. 35-vjeçari, nga Selishta e Dibrës dhe banues në Durrës, me arsim 8-vjeçar, i deklaruat si i papunë por që paguhej me dhjetra miliona lekë për vrasje e atentate apo grabiste po aq ku të kishte shenjestër, ndodhet në burg si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të: 

“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Këtë vrasje e ka zbuluar vetë bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani i cili ka rrëfyer planin e ekzekutimit të saj dhe finalizimin e porosisë në mënyrë makabre nga Talo Çela. Fatmira ishte nëna e Ervis Dedajt, ky i fundit i vrarë një vit para se zonja t'iu prishte qetësinë autorëve, dhe për këtë duhej "hequr qafe". Dumanit dhe Çelës i ofrohet oferta dhe ky i fundit e dhunon e më pas e vret me thikë, ndërsa plani ishte të dukej si grabitje.  

Vepra e dytë që rëndon mbi Nuredin Dumani është po e ngjashme, “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan. 

Vijon me “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela (vëllai i Talo Çelës), kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim  të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal. 

“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha, pronar i një shkolle private në kryeqytet, ndërsa ngjarja ndodhi në afërsi të kësaj të fundit pranë Liqenit Artificial. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. 

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Dokle i njohur si anëtar i bandës së Durrësit, ndonëse ndodhej në burg për vepra të rënda penale, u lirua nga gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha. 

“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela ndodhur në datën 05.11.2020, në Bradashesh të Elbasanit, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, ndërsa kati i pari i vilës në një zonë periferike dhe të veçuar, ngjante në skenë lufte. Gjithashtu Dumani për këtë ngjarje akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

“Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, ish-bashkëshortja e avokatit që mbronte kriminelët sot në kërkim nga policia si pjesë e 32-shes Alban Brengasit. Ky i fundit, përdorte miqësitë e njohjet me "killerat" për të shantazhuar ish-bashkëshorten në prag divorci. 

“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka, ngjarie e ndodhur në fshatin Polizhan – Berat, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit,Qazim Sejdinit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Për këtë ngjarje, Dumanit i ishin premtuar 200 mijë euro, por që nuk u finalizua dot. 

“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi, ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29. 01. 2020 dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

“Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta, ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale"

“Vjedhje me dhunë”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, në dëm të argjendarit Lirak Bajraktari në Elbasan.

“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. 

Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. 

“Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. 

“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi kryer në datën 17.06.2013, Maminas Vorë, në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Gykata e Posaçme 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr. 42 Akti                                                         Nr.42 Vendimi                        
Dt. 11.05.2022 Regj                                            Dt. 17.05.2022 Vendimi 

VENDIM 

“NË EMËR TË REPUBILËS”

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e përbërë nga:

ATALANTA ZEQIRAJ--------- GJYQTARE

Në Tiranë, sot më datë 17.05.2022 asistuar nga sekretarja gjyqësore znj. Evalda Jera mori në shqyrtim në Dhomë Këshillimi kërkesën penale me nr.42 regj themeltar që i përket:

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme, Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, përfaqësuar nga prokuror znj. Doloreza Musabelliu, z. Altin Dumani dhe z. Behar Dibra. 

OBJEKTI: Caktim mase sigurimi personal të karakterit shtrëngues “arrest në  burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim:

1. Nuredin Dumani, i datëlindjes 26.04.1987, i biri i Agim  dhe i Sajme, lindur në Selishtë, Dibër dhe banues në Durrës, gjinia mashkull, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim 8-vjeçar, i papunë, me status civil i martuar, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë, identifikuar nga letërnjoftimi me numër personal I70426057S, aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

1.1 “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.

1.2 “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan).

1.3 “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të  kryera në bashkëpunim  të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1 , 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.4 “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

1.5 “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

1.6 “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.7 “Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.8 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Bera), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.9 “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

1.10 “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi, (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.11 “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

1.12 “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.13 “Vjedhje me dhunë”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, në dëm të argjendarit Lirak Bajraktari në Elbasan, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

1.14 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.15 Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.16 “Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

1.17 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi kryer në datën 17.06.2013, Maminas Vorë, në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a, 334 të Kodit Penal. 

2. Henrik Hoxhaj, i datëlindjes 01.07.1982, i biri i Sali dhe Fiko, lindur dhe banues në Fier, Lagjja 15 Tetori, Rruga: “Rauf Nallbani”, gjinia mashkull, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, i pa punë, me status civil i divorcuar, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për “Moskallëzim Krimi” dhe “Armëmbajtje pa leje”, identifikuar nga sistemi me numër personal I20701099K, aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

2.1 “Vrasja me paramendim e mbetur në tentative”, në dëm të viktimës së veprës penale Filip Gjeloshi (ngjarje e datës 05.02.2011 në qytetin e Tiranës) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal; 

2.2 “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave,   e kryer  më shumë se një herë,  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) dhe në dëm të viktimave Besmir Haxhia e Viktor Haxhia (ngjarje e ndodhur në datën 27.04.2020 në qytetin e Durrësit) të  kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga  grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet  79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Kodit Penal.

2.3 “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’’ të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan).

2.4 “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’, “Grup i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale’’ të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

2.5 “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

2.6 Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

2.7 “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

2.8 “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

3. Eljo (Ervis) Bitri, i biri i Nazmi dhe i Minushe, i datëlindjes 09.02.1987 lindur dhe banues  në Gostimë, Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale:

3.1 “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

3.2 “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit)  dhe “Kryerja e veprave penale nga  grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet  79/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe  334  të Kodit Penal;

3.3 “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjje “28 Nëntori”, Elbasan).

3.4 Shkatërrim i pronës me eksploziv” ndaj banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

3.5 “Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

3.6 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

3.7 “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

4. Festim Qoli, i biri i Alush dhe i Nadire, i datëlindjes 30.12.1974, banues në Durrës, me nr. personal H41230056Ë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale: 

4.1 “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagese, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279,  28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.

4.2 “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagese, në dëm të viktimës Elvis Dedaj, finalizuar në datën 05.06.2012, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’’, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.

4.3 “Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

4.4 “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

5. Alban Bengasi, i datëlindjes 31.12.1973, i biri i Dilaverit dhe i Tefta, me nr. personal H31231094P, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

5.1 “Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

6. Petrit Qoli, i biri i Alush dhe i Nadire, i datëlindjes 22.05.1971, lindur dhe banues në Durrës, me nr personal H10522082V, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

6.1 “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’’, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279,  28/4, 333/a /2 dhe 334, të Kodit Penal.

7. Agron Qoli, i datëlindjes 18.01.1970, i biri i Musa dhe Azbije, lindur dhe banues në Durrës, me nr. personal H00118134Q, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

7.1 “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagese, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’’, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279,  28/4, 333/a/12 dhe 334, të Kodit Penal.

8. Ervis Martinaj, i biri i Mustafa dhe i Vasilika, i datëlindjes 06.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë Kuqe Kurbin, me nr. personal I21006047L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

8.1 “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal.

9. Elvin Merlika, i biri i Afrim dhe Hyrije, i datëlindjes 13.02.1978, lindur dhe banues në Mamurras, me nr. personal H80213079A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale:

9.1 “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

10. Alket Xhixha, i datëlindjes 03.08.1983, i biri Xhelal dhe Hurme, lindur dhe banues në Fushë – Krujë, me nr. personal I30803072A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

11. Marjus (Suel) Lulaj (Çela), i biri i Petrit dhe i Hene, i datëlindjes 19.07.1988, lindur dhe banues në Elbasan, me nr personal I80719083F, i dyshuar për kryerjen e veprave penale:

11.1 “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

11.2 “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

12. Agron (Kamber) Mehja, i biri i Xheladin dhe i Myzejen, i datëlindjes 29.03.1966 lindur dhe banues në Elbasan, me nr. personal G60329054D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

12.1 “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

13. Aleks Çela alias (Tom Qorri), i datëlindjes 07.09.1979, i biri i Baki dhe Pranvera, lindur dhe banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale:

13.1 “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

14. Ilirian Feçi, i datëlindjes 15.06.1975, i biri i Haxhi dhe i Shelqere, lindur në Kavajë, me nr. personal H50615129N, i dyshuar për veprat penale të:

14.1 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

15. Gentian Sharra, i datëlindjes 14.07.1974, i biri i Mustafa dhe i Nigjare, lindur në Elbasan me nr. personal H40714128G, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

15.1 Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Lirak Bajraktari ndodhur në Elbasan në datën 22.02.2011, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

15.2 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

15.3 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

15.4 “Vjedhje me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

15.5 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan–Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

16. Agron Qafa, i biri i Ali dhe i Behije, i datëlindjes 17.09.1974 lindur në Elbasan dhe banues në Durrës, me nr. personal H40917078G, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

16.1 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘’Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

17. Asllan Plaku, i datëlindjes 26.07.1992, i biri i Belul dhe i Shqiponja, banues në Shën Vlash, Durrës, me nr. personal J20726078Ë, i dyshuar për veprën penale:

17.1 “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit)  dhe “Kryerja e veprave penale nga  grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet  79/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe  334  të Kodit Penal.

18. Talo Çela, i datëlindjes 07.11.1971, i biri i Jonuz dhe i Bajame, lindur dhe banues në Elbasan, me nr. personal H11107011R, person në kërkim, me masë sigurie “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale:

18.1 Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagese, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.

18.2 “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K.Penal.

18.3 “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

18.4 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘’Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

18.5 “Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

18.6 Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Lirak Bajraktari ndodhur në Elbasan në datën 22.02.2011, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

18.7 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

18.8 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi kryer në datën 17.06.2013, Maminas Vorë, në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a, 334 të Kodit Penal. 

18.9 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

19. Agim Gjini, i datëlindjes 13.07.1975, i biri i Nazmi dhe i Ferdije, lindur dhe banues në Durrës, me nr. personal H50713166K, i dyshuar për veprën penale: 

19.1 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi (ndodhur më datë 31.05.2013 në fshatin Marikaj, Vorë), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a, 334, 278/1 të Kodit Penal. 

20. Mikael Qosja (Kamami) (Stefo), i datëlindjes 14.08.1986, i biri i Kristaq dhe i Tefta, lindur dhe banues në Elbasan, me nr. personal I60814070T, aktualisht person në kërkim, me masë sigurie “arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale:

20.1 Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e tre shtetasve, ngjarje e ndodhur në qytetin e Elbasanit në datën 29.12.2018   në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri, Erdal Duranay dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K. Penal.

20.2 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

21. Abedin Mama (Dine Çami), i datëlindjes 18.12.1961, i biri i Azem dhe Liço lindur në Librazhd dhe banues në Elbasan, me nr. personal G11218166R, i dyshuar për veprën penale:

21.1 “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K.Penal.

22. Altin Ndoci, i datëlindjes 23.09.1987, i biri i Nikoll dhe i Bardhe, lindur në Troshan Lezhë dhe banues në Tiranë, Rruga: “Tre dëshmorët”, me shtetësi Shqiptare, arsimi tetë klasë i dënuar, me nr. personal I70923064B, i dyshuar për veprën penale:

22.1 “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K.Penal.

23. Fatos Gosa (Tos Gosa), i datëlindjes 24.02.1968, i biri i Idriz dhe Haxhire, lindur dhe banues në Peqin, me nr. personal G80224077P, i dyshuar për veprën penale:

23.1 “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K.Penal.

24.  Erion Alibej/Dylgjeri, i datëlindjes 18.10.1986, i biri i Isa dhe i Resmije, lindur në Elbasan, banues në ish Lagja “Kala”, rruga: “Hamdi Rustemi”, nr.12, Elbasan, aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale, me nr. personal I61018062D, i dyshuar për veprat penale të:

24.1 “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave,   e kryer  më shumë se një  herë,  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) dhe në dëm të viktimave Besmir Haxhia e Viktor Haxhia (ngjarje e ndodhur në datën 27.04.2020 në qytetin e Durrësit) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit)  dhe “Kryerja e veprave penale nga  grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet  79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe  334  të Kodit Penal;

24.2 “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,  parashikuar nga nenet 78/2,  278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

25. Skerdi Tasi, i datëlindjes 19.05.1991, i biri i Nelit dhe i Evgjeni, lindur dhe banues në Levan, Fier, me numër identifikimi J10519024F, i dyshuar për veprat penale:

25.1 “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan).

25.2 “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

25.3 “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

26. Enver Diva, i datëlindjes 20.09.1979, i biri i Sali dhe Fejzije, lindur në Fushë Mamurras, me nr. personal H90920090Ë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

26.1 “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela,  kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të  kryera në bashkëpunim  të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,  parashikuar nga nenet 78/2,  278/1 , 28/4, 333/a dhe  334 te Kodit Penal.

27. Besian Xhixha, i datëlindjes 28.01.1991, i biri i Xhelal dhe i Hurme, lindur në Krujë, me nr. personal J10128070S, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

27.1 “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela,  kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të  kryera në bashkëpunim  të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,  parashikuar nga nenet 78/2,  278/1 , 28/4, 333/a dhe  334 te Kodit Penal.

28. Florenc Çekrezi, i datëlindjes 12.05.1987, i biri i Kamer dhe Besnike, lindur Kuqan dhe banues në Elbasan, me nr. personal I70512014O, i dyshuar për kryerjen e veprave penale:

28.1 “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

28.2 “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

29. Florenc Çapia, i datëlindjes 13.03.1981, i biri i Fejzulla dhe i Xhemile, lindur dhe banues në Elbasan, me nr. personal I10313078M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

29.1 Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

30. Elvis Koçi (Caushllari), i datëlindjes 03.01.1992, i biri i Hasim dhe i Bukurije, lindur në Korçë dhe banues në Elbasan, me nr. personal J20103085K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale:

30.1 “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

31. Adrian Uzuni, i datëlindjes 20.08.1966, i biri i Elmaz dhe i Kadife, lindur dhe banues në Tiranë, me nr. personal G60820180Q, i dyshuar për kryerjen e veprës penale: 

31.1 “Vrasja me paramendim e mbetur në tentative”, në dëm të viktimës së veprës penale Filip Gjeloshi (ngjarje e datës 05.02.2011 në qytetin e Tiranës) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

32. Leonard Palushi, i datëlindjes 26.06.1981, i biri i Shaip dhe i Zarie, lindur në Kukës dhe banues në Laknas, Tiranë, me nr. personal I10626109F, i dyshuar për kryerjen e veprës penale: 

32.1 “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
 
BAZA LIGJORE: Neni 228, 229, 230, 232, 238, 244 i K.Pr.Penale.

Gjykata pasi mori në shqyrtim në Dhomë Këshillimi aktet e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

VËREN SE:

I. Rrethanat e faktit

1. Lidhur me faktin e vdekjes së shtetasit Elvis Dedaj, më datë 05.06.2012:

1.1 Nga aktet e administruara u provua se më datë 05.06.2012, në orën 17:58, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, është marrë njoftim se, në vendin e quajtur lagjja nr.13, Plazh, Durrës në rrugën dytësore Plepa–Golem, ndërmjet Bar Restorant “Pineta” dhe Bar Restorant “Xhenova” është vrarë me armë zjarri një shtetas. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi ishte Elvis Dedaj, ka lindur në Kavajë dhe banon në Lagjen nr.3 Durrës. 

1.2 Rreth dy vjet para ngjarjes ka krijuar marrëdhënie shoqërore dhe pune me shtetasin Festim Qoli i cili banon në lagjjen nr.14, Durrës. Fillimisht ata së bashku kanë blerë pikën e karburantit “Clasik” që ndodhet në lagjjen  nr.14 në Durrës, ku Festim Qoli zotëron 49% të aksioneve ndërsa nëna e shtetasit Elvis Dedaj, Fatmire Habili zotëron 51%. Festim Qoli dhe Elvis Dedaj kanë pasur edhe prona të tjera të përbashkëta të regjistruara në emër të Festim Qolit por gjatë vitit 2011 – 2012 Elvisi ka kërkuar që secili të marrë pjesën e tij prandaj ata kanë filluar veprimet që t’i ndajnë pronat ndërmjet tyre.

1.3 Ka rezultuar se veprimet për ndarjen e pasurive kanë filluar të sjellin pakënaqësi konflikt e mosmarrëveshje ndërmjet tyre. Një ditë para ngjarjes Festim Qoli dhe Ervis Dedaj janë takuar e kanë biseduar për probleme në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Elvis Dedaj ka qenë i shqetësuar dhe ka mbajtur me vete armë (pistoletë) e cila është gjetur me fishek në fole brenda automjetit që është vrarë. 

1.4 Nga hetimi i kryer ka rezultuar se, viktima Elvis Dedaj, më datë 05.06.2012, paradite rreth orës 10:00, është nisur nga Durrësi në Tiranë, ku ka dërguar në shkollë të fejuarën e tij, pasi kishte provim. Mbas këtij veprimi ata janë rikthyer në Durrës, ku sipas deklarimeve të personave të ndryshëm të pyetur nga ana e organit procedues, rezulton se ai fillimisht ka shkuar në lagjen nr.6, Durrës, ka lënë të fejuarën e tij tek shtëpia dhe rreth orës 14:45 minuta është nisur në drejtim të zonës Shkëmbi i Kavajës, Golem-Durrës. Rreth orës 15:00 – 15:30, Elvisi ka shkuar në plazhin “Rio”, tek Shkëmbi i Kavajës pasi kishte marrë me qira lokalet dhe ambientet e këtij kompleksi ku ka qëndruar e ka biseduar për probleme të lokalit me dy persona me të cilët ka qëndruar rreth një orë dhe më pas ai i vetëm është larguar, ka dalë në rrugën dytësore Golem –Plepa. Ka parkuar poshtë tabelës së pikës së shitjes së karburant Taçi Oil, më pas në këmbë ai është larguar nga automjeti dhe nuk është bërë e mundur të saktësohet vendi ku ka shkuar. Rreth një orë më vonë është rikthyer tek karburanti, ka hipur në automjet i vetëm dhe është nisur në drejtimin Plepa – Durrës, po në rrugën dytësore. 

1.5 Në distancën rreth 80 m, nga vendi i  nisjes, i është organizuar një pritë ku është ndaluar dhe është vrarë. Nga hetimet e Prokurorisë Durrës, është konkluduar se vrasja është kryer nga dy persona, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të qitura nga dy armë zjarri të ndryshme. Shtetasi Elvis Dedaj është vrarë brenda në autoveturën e tij, ndërsa autorët kanë përdorur një autoveturë tip “Mitsubishi fuoristradë” me targa të Republikës së Kosovës 01 731 FB. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është konkluduar se vrasja është kryer ndërmjet orës 17:40 deri në 17:46 minuta të datës 05.06.2012.Vendi ku ka ndodhur vrasja shtrihet në rrugën dytësore Golem–Plepa e konkretisht gëzhojat e armëve të zjarrit janë gjetur 80 metra larg nga pika e karburantit “Taçi Oil” në drejtim Golem – Plepa e konkretisht tek hyrja e restorant “Xhenova”, ndërsa viktima i hipur në makinën e tij është gjetur në distancën 28m nga vendi i gjetjes së gëzhojave e konkretisht në derën e hyrjes së rrethimit të jashtëm të Bar Restorant “Pineta”.

1.6 Në orën 18:35 minuta, është marrë informacion nga policia së në zonën e quajtur “Kodër” në fshatin Arapaj-Durrës në një ish pikë ushtarake kundër-ajrore ishte duke u djegur një automjet. Për këtë rast menjëherë janë kryer veprimet si një ngjarje që kishte lidhje me vrasjen e shtetasit Elvis Dedaj ku në bazë të deklarimeve të marra ka rezultuar se autorët mbasi kanë djegur automjetin janë larguar fillimisht në këmbë në drejtimin të rrugës kryesore me drejtimin Plepa–Durrës–Kryqëzimi i fshatit Pjeze. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se automjeti ishte i vjedhur në qytetin e Tiranës. Targat kanë rezultuar të vjedhura në Prishtinë-Kosovë. Dyshohet se ky automjet është përdorur për vrasjen e shtetasit Ervis Dedaj. Nga informacionet e marra dyshohet se automjeti mund të jetë djegur rreth orës 18:05  deri në orën 18:15 min, ndërsa njoftimi për djegien e tij është bërë në orën 18:35 të datës 05.06.2012, pra menjëherë pas kryerjes së vrasjes së shtetasit Elvis Dedaj.

1.7 Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale 3 copë tre copë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, dhe 1 gëzhojë e kalibrit 7.65mm të cilat janë dërguar për ekspertim të mëtejshëm pranë Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë.

1.8 Nga akti i ekspertimit mjeko–ligjor nr.50 datë 08.06.2012, mbi ekzekutimin e shtetasit Elvis Dedaj rezulton e provuar se:

- Në trupin e viktimës Elvis Dedaj u konstatuan 6 plagë me armë zjarri, vetëm me vrima hyrje si dhe një plagë tej shkuese në kokë me mbetje të trupit të huaj nën lëkurën e kokës.

- Plagët janë shkaktuar me armë zjarri.

- Distanca e qitjes me saktësi shkencore nuk mund ta përcaktojmë, por duke u nisur nga veçoritë e vrimave të hyrjes, distanca e qitjes është jashtë veprimit të faktorëve plotësues të qitjes. Drejtimi i qitjes është nga e majta në të djathtë.

- Shkaku i vdekjes së shtetasit Elvis Dedaj, ka qënë shoku i rendë traumatiko–hemoragjik.

1.9 Brenda makinës që është gjetur i vrarë Elvis Dedaj është gjetur një armë pistoletë e markës “Glock”. Nga akti i ekspertimit balistik gëzhojash me nr.5450 datë 11.06.2012 rezulton se:

 3 (tre) gëzhojat objekt ekspertimi të sekuestruara me cilësinë e provës materiale në ngjarjen e datës 05.06.2012 ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Elvis Dedaj, ndodhur në rrugën dytësore Plepa – Kavajë, i përkasin fishekëve standard luftarak të kalibrit 7.65mm, të cilën përdoren si municion nga pistoletat e kalibrit 7.65 mm dhe pistoletat automatic “Skorpion” të kalibrit 7.65 mm. Në sipërfaqen e jashtme të 3 gëzhojave objekt ekspertimi u evidentua gjurmë të pjesëve të mekanizmave të armës që i ka qitur ato me vlera identifikuese.

 Gëzhoja objekt ekspertimi e sekuestruara në cilësinë e provës materiale në ngjarjen e datës 05.06.2012, ku është vrarë me armë zjarri, shtetasi Elvis Dedaj ndodhur në rrugën dytësore Plepa–Kavajë, i përket pjesëve përbërëse të fishekëve standard luftarak të kalibër 7.62 mm të cilët përdoren si municion nga pistoletat kalibër 7,62 mm si dhe automatikët të po këtij kalibri. Në sipërfaqen e jashtme të gëzhojës objekt ekspertimi u evidentuan gjurmë të pjesëve dhe mekanizmave të armës që e ka qitur atë e vlera identifikuese.

 Bërthama e predhës dhe këmisha e predhës të gjetura në vendin e ngjarjes, janë pjesë përbërëse predhë të fishekëve të kalibrit 7.65mm. Në sipërfaqen e këmishës dhe bërthamës së predhës objekt ekspertimi nuk u evidentua gjurmë vjaskash.

 Predha e gjetur në trupin e kufomës së shtetasit Elvis Dedaj, i përket pjesëve përbërëse të fishekëve standard luftarak të model 54 te kalibër 7.62mm, të cilët përdoren si municion nga pistoletat “TT” e “Zastava” model 54 dhe 57, kalibër 7.62 mm si dhe automatikët “PPS” dhe “PMSH” te po këtij kalibri. Në sipërfaqen e këmishës së predhës objekt ekspertimi u evidentuan gjurmë të 4 vjaskave gjatësore të lëna nga tyta e armës që e ka qitur atë me vlerë identifikuese.

 3 (tre) gëzhojat objekt ekspertimi të kalibrit 7,65 mm, nuk janë qitur nga ndonjë prej armëve të zjarrit, që kanë qitur gëzhojat e sekuestruara në ngjarjet e ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë të cilat ndodhen në administrim në kartotekën e Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë.

 Gëzhoja objekt ekspertimi e kalibrit 7,62 mm nuk është qitur nga ndonjë prej armëve të zjarrit, që kanë qitur gëzhojat e sekuestruara në ngjarjet e ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë të cilat ndodhen në administrim në kartotekën e Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë.

1.10 Ndërsa nga akti ekspertimit balistik krahasues nr. 4951 datë 13.05.2013 rezulton e provuar se:

 3 (tre) gëzhojat e kalibrit 7.65mm janë qitur nga një armë zjarri dhe janë qitur nga një armë zjarri pistoletë tip “Scorpion” e kalibrit 7.65 mm.

 Gëzhojat e model 54 kalibër 7.62 mm është qitur nga një armë tjetër zjarri dhe është qitur nga një armë zjarri tip pistoletë e modelit 54 kalibër 7.62 mm.

 Predha objekt ekspertimi sekuestruar në vendit e ngjarjes, u përket fishekëve luftarak standard të model 54 kalibër 7.62 mm qe përdoren si municion “TT” dhe “Zastava” si dhe automatikët “PMSH” dhe “PPS” të kalibrit 7.62mm.

1.11 Nga hetimi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, autorët e vrasjes së shtetasit Elvis Dedaj, pas vrasjes kanë vajtur në vendin e quajtur “Kodër” të fshatit Arapaj-Durrës, në një ish Pikë Ushtarake kundër-ajrore, ku kanë djegur automjetin me të cilin kishin kryer vrasjen. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale 2 targa automjeti të Republikës së Kosovës me nr. 01.731.FB si dhe një bidon plastik i cili dyshohet se mbante lëndë djegëse. Këto sende janë dërguar për ekspertimin daktiloskopik, ku nga akti nr. 5378 datë 07.06.2012 rezulton e provuar se nga trajtimi fizik i materialeve nuk janë përfituar gjurmë të vlefshme papilare për identifikim. Organi procedues ka marrë një kopje të materialit nr.2286 e vitit 2012 nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga ky material rezulton se, më datën 19.04.2012, është kryer grabitje e makinës së shtetasit Genc Elezi, autoveturë tip “Mitsubish Pajero” me targa TR0047T. 

1.12 Nga ana e organit procedues, janë këqyrur dhe marrë pamjet filmike të disa kamerave të sigurisë të lokaleve dhe bizneseve, në vendin ku është vrarë me armë zjarri, shtetasi Elvis Dedaj, si dhe gjatë rrugës që dyshohet së është përshkruar nga autorët menjëherë pas kryerjes së veprës penale. Nga akti i ekspertimit teknik video-foto, datë 06.03.2013, ka rezultuar ndër të tjera me rëndësi se:

 Në regjistrimet filmike të kryera nga telekamerat e sigurisë të Hotel “Bleart” të ruajtura në dy “CD”, objekt ekspertimi, në orën 15:18:25 të datës 05.06.201, u konstatua një automjet i ngjashëm me automjetin BMV sipas fotografive të tabelës fotografike më datë 21.06.2012, si dhe në orën 15:18:29 të datës 05.06.2012, u konstatua një automjet i ngjashëm me automjetin “Mitsubish Pajero” sipas tabelës fotografike të datës 05.06.2012. 

 Të dy automjetet e konstatuara lëviznin me drejtim Durrës-Kavajë, por nuk u bë e mundur përcaktimi i targave të tyre. 

1.13 Menjëherë pas ngjarjes është proceduar me përgjimin e disa numrave të telefonit të personave të dyshuar si autorë të mundshëm të veprës penale. Për nevojat e hetimit, janë kërkuar të dhënat analitike të telefonatave hyrëse–dalëse (tabulatet), si dhe të dhënat teknike lidhur me numrat e qelizave, vendndodhjen e tyre, konturet e territorit që mbulojnë, të përdorura (shfrytëzuara), për çdo bisedë për periudhën kohore te Janar – Qershor të viti 2012, për disa numra telefoni celularë. Të dhënat e kërkuara kompanive celulare janë të përqendruara kryesisht prej datës 20.05.2012 deri në datën 06.06.2012 për tabulatet telefonike të numrave dhe logimet e bëra nga antenat që mbulojnë vendet e ngjarjes janë përqendruar nga ora 15:00 deri në orën 19:00 të datës 05.06.2012.Të dhënat e marra nga kompanitë telefonike celulare janë dërguar disa herë për kryerjen e analizës të tabulateve telefonike pranë Sektorit të Analizës së Informacionit Kriminal në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë. Pas kryerjes së disa analizave, është vendosur kryerja e një eksperimenti hetimor duke përdorur një numër të kompanisë celulare “Eagle” si dhe një numër të kompanisë celulare “Vodafone” në vendin e ngjarjes dhe zonën përreth në mënyrë që të përcaktohet vendndodhjen konkrete të personit te dyshuar, shtetasit Festim Qoli që ka përdorur numrin e telefonit 0674088050, bisedat dhe komunikimet e tij me persona të tjerë të dyshuar që mund të jenë bashkëpunëtor në vrasje, që kanë përdorur numra të kompanisë “Vodafone”, vendndodhjet konkrete të tyre veçanërisht në orën e vrasjes si dhe të djegies së automjetit të përdorur në vrasje. Ky eksperiment hetimor është kryer me numra telefonike të kompanisë “Vodafone” dhe “Eagle”, ku dy oficere të policisë gjyqësore kanë kryer telefonata të njëpasnjëshme në vende të ndryshme duke filluar nga vendi i ngjarjes (vrasjes së shtetasit Elvis Dedaj) dhe përreth tij dhe rrugën që kanë ndjekur autorët deri në djegien e automjetit me të cilin është realizuar vrasja. Telefonatat janë kryer për rreth 15–20 sekonda duke u kryer sa telefonata të njëpasnjëshme në një vend të caktuar.

1.14 Kështu nga eksperimenti hetimor ka rezultuar e provuar se numri i telefonit 0674088050 përdorur nga personi i dyshuar, Festim Qoli, është loguar para vrasjes së të ndjerit Elvis Dedaj, shumë pranë vendit të ngjarjes gjithashtu është loguar dhe në vendin fshatin “Pjeze” ku mendohet te jetë djegur automjeti pas vrasjes.

1.15 Në datën 7.5.2014, është organizuar puna, ku është bërë e mundur shoqërimi në ambientet Policisë Durrës, të shtetasve Festim Qoli, (i cili gjatë gjithë kësaj kohe qëndronte i fshehur) si dhe disa shtetas të tjerë Eduart Serjani, Agim Gjini dhe Briand Muça. Këta shtetas janë marrë në pyetje në mënyre të hollësishme në lidhje me vrasjen e shtetasit Elvis Dedaj. Në lidhje me këtë procedim, janë marrë deklarimet e shtetasit Festim Qoli i cili shprehet se shtetasin Elvis Dedaj e kishte njohur në vitet 1995–1996 në Milano, Itali. Ky shtetas deklaron se para rrëmujave te vitit 1997, ishte kthyer në Shqipëri por i kishte ruajtur marrëdhëniet me shtetasin Elvis. Sipas shtetasit Festim Qoli, Elvisi është arrestuar nga policia italiane 1999–2000 ku ka bërë disa vite burg si dhe nga policia belge në vitet 2006 – 2007. Më pas, Elvisi është kthyer në Shqipëri, ku ka filluar të shoqërohej me shtetasin Festim Qoli. Kështu shtetasi Festim Qoli deklaron se i ka marrë hua Elvisit një shumë prej 70.000 eurosh, ky duke qenë se nuk kishte mundësi t’ja shlyente, i kishte ofruar që t’i jepte në këmbim aksionet e karburantit, stacionuar në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës. Shtetasi Festim deklaron se Elvisin e kishte shokë të ngushtë, por marrëdhëniet e tyre ishin ftohur, kur Elvisi i kishte treguar që dëshironte të martohej me një vajze, të cilën Festimi pretendon ta kishte pasur të dashur para se ta njihte Elvisi. Shtetasi Festim deklaron se shoqërohej me Elvisin çdo ditë, dhe një ditë para vrasjes, me datë 4.6.2012, kishin qenë bashkë duke pirë në një lokal në plazhit Durrës deri rreth orës 01:00. Sipas Festimit, Elvisi, i ishte dukur i shqetësuar, por nuk i kishte treguar shkakun se përse ishte në atë gjendje. Shtetasi Festim deklaron se Elvisi jetonte në një apartament ngjitur me lokalin “Pampas”, Shkëmbi i Kavajës, Durrës. Shtetasi Festim Qoli ka deklaruar se pas kësaj vrasje kishte qëndruar për një kohë i fshehur pasi kishte dëgjuar se të afërm të Elvisit kishin vajtur me armë në pikën e karburantit duke e kërkuar Festimin për t’u hakmarrë në lidhje me vrasjen e Elvisit. Shtetasi Festim Qoli deklaron se nuk ishte ai autor i vrasjes së shtetasit Elvis Dedaj.

1.16 Nga deklarimet e nënës së shtetasit Elvis Dedaj, të ndjerës Fatmira Habili, rezulton se kjo shtetase kishte dyshime te forta, se autor i vrasjes së djalit te saj, ishte shtetasi Festim Qoli. Këta shtetas kishin qenë shokë të ngushtë, por pikërisht dëshira e Elvisit për të ndarë pasuritë dhe bizneset në bashkëpronësi, kishte qenë shkaku i lindjes së konflikteve dhe mosmarrëveshjeve. Nga hetimet ka rezultuar se numri 0674088050 i përdorur nga shtetasi Festim Qoli ka komunikuar në telefon para dhe pas vrasjes së të ndjerit Elvis Dedaj me numrat ++37744777777 dhe ++37744201833, numra këto që përdoren në Republikën e Kosovës. Nga hetimi ka rezultuar se autorët e vrasjes së shtetasit Elvis Dedaj kanë qarkulluar me një automjet tip “Mitsubishi” me targa të Republikës së Kosovës 01 731 FB. Nga hetimet ka rezultuar se automjeti tip “Mitsubishi” është vjedhur disa ditë më parë në qytetin e Tiranës ndërsa targat e Republikës së Kosovës 01 731 FB i përkasin automjetit tip “Peugeot” me numër shasie VF32A8HZF44545009 ngjyrë gri e cila është vjedhur në Prishtinë më datë 01.06.2012, rreth orës 19:30.  Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Festim Qoli më datë 01.06.2012,  në orën 01:24, ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, dhe po më datë 01.06.2012, në orën 22.06, ka dalë nga territori i Republikës së Kosovës, duke hyr në Shqipëri. Ndërsa numrat celular ++37744777777 dhe ++37744201833 janë loguar në vende të ndryshme brenda territorit të Republikës së Shqipërisë para vrasjes së shtetasit Elvis Dedaj dhe kanë komunikuar me shtetasin Festim Qoli. Lidhur me këtë çështje Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ka dërguar letër-porosi më datë 18.03.2013 autoriteteve të Kosovës. Ndërkaq, prokurori me vendimin e datës 25 Maj 2015 lidhur me këtë çështje ka vendosur “Pezullimin e procedimit penal nr.857, të vitit 2012...”.

1.17 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, ka marrë deklarimet e shtetasit Nuredin Dumani në prani të mbrojtësit, më datë 15.04.2022, i cili shpjegon se: “Në fund të vitit 2012 ose fillim 2013 (nuk jam i sigurt), në lagjjen 14 ku unë jetoja në qytetin e Durrësit, ishte një person i cili kishte emër dhe reputacion, quhej Festim Qoli. Ai kishte reputacion pasi ka shumë para dhe biznese. Festimi ka pasur një karburant në Shkozet afër Urës së Dajlanit që e ka shitur në vitin 2020. Ka gjithashtu një godinë tre katëshe në zonën e njohur si Nishtulla, në të cilin ka aktivitet Bar Kafe “Spiranca”, ushqimore me shumicë edhe një restorant dasmash. Takoheshim gjithmonë tek lokali i tij që ishte në lagjje. Shkurt e thërrisnim Festa. Si pikë takimi ishte Bar “Spiranca”. Aty u njoha me Festimin, kisha pasur një konflikt më parë me Festim Qolin dhe kushërinjtë e tij pasi i kisha rrahur kushërinjtë. .......Më pas u bëmë shokë së bashku. Një ditë ishim duke bërë palestër, tek palestra e Festimit brenda kompleksit të tij, po diskutonim për ngjarjen që ishte vrarë Ervis Deda, që akuzohej Festim Qoli i cili e kishte mbyllur çështjen duke më thënë se vetëm këtyre “qenve” këtu në Durrës ju kam dhënë 200.000 Euro.

Këtë e dija se ishte bërë publike. E kam dëgjuar edhe nga njerëz të tjerë që thonin se e ka bërë ai Festo, por unë nuk kisha folur me Feston. Më pas kur krijova relata më të ngushta me Festimin u njoha edhe me Henrik Hoxhën aty e mora vesh tamam që në vrasjen e Ervis Dedës ka qenë Festimi vetë dhe Henriku. Këtë ma pohuan të dy. Festim ka qenë shofer i automjetit që kanë përdorur për të ekzekutuar Ervisin ndërsa ekzekutori ka qenë Henriku me armë automatike.

Festimi ishte 6 muaj në kërkim më pas u kthye. E dinin të gjithë që ishte në kërkim pasi edhe shteti vinte e kërkonte te shtëpia, madje kur erdhi policia që ta merrte në shtëpi kam qenë në lagjje pasi ai shtëpinë e ka te kafja e lagjes dhe mesa mbaj mend e morën me një makinë ML jo me makinë policie. Një ditë kur unë, Festimi dhe Henriku po pinim të tre bashkë alkool dhe kokainë, gjatë diskutimeve duke u mburrur për ngjarjet që ne kishim bërë, ata më treguan sesi e kishin realizuar vrasjen e Elvis Dedaj. Ditën e ngjarjes ata kanë qenë duke pirë një një lokal anës rrugës së Kënetës në të cilën ka kioska që pjekin mish. Kanë qenë në pritje të informacionit se ku ndodhej Elvisi. Vendin ku ndodhej Elvisi, Festo e ka mësuar nga....ka qenë duke ngrënë drekë së bashku me Elvisin në një restorant në rrugën dytësore pranë Shkëmbit të Kavajës...Festo më ka treguar se e ka pyetur vetë Elvisin me telefon se ku ndodhet? Kjo sipas Festos ka dalë edhe nga hetimet. Pasi Elvisi është ngritur nga tavolina ka shkuar në makinë për t’u larguar, në atë moment Festimi me Henrikun kanë qenë duke e pritur. Sapo Elvisi është futur në makinë ka shkuar Henriku dhe e ka qëlluar me armë. Pas ngjarjes janë larguar me makinën Mitsubishi L200, të cilën e kanë djegur në Kodër Arapaj. Nga djegia e makinës Festimi ka djegur vetullat dhe fytyrën. 

Nga procesverbali “Për analizimin e tabulateve telefonike të procedimit penal nr.857 të vitit 2012” datë 10 Maj 2013 lëvizjet e numrit të telefonit në përdorim të shtetasit Festim Qoli nga ora 14:00 deri në orën 19:00, paraqiten: Në orën 13:56 është ndodhur në mbulimin e antenës, Durrës Plepa, Hotel Tropikal tek Kovaleshenca; Në orën 15:13 deri në orën 15:31 në mbulimin e antenës, Golem, Durrës. Pas rreth 34 minutash, në orën 16:05:35 është ndodhur në mbulimin e antenës Shkallnur, Durrës. Shkëmbi i Kavajës. Pas rreth 26 sekondash, në orën 16:06:01 është ndodhur përsëri në mbulimin e antenës Golem, Durrës dhe për rreth 36 minuta, të gjitha thirrjet janë kryer nën mbulimin e kësaj antene. Sipas procesverbalit të sipërcituar: Gjykuar nga pozicioni dhe drejtimi i qelizave të përdorura nga ky numër, mund të themi se në këtë periudhë kohore, ai është ndodhur shumë afër vendit të ngjarjes. Më pas numri në posedim të shtetasit Festim Qoli për rreth 1 orë e 17 minuta nuk ka kryer asnjë komunikim telefonik. Në orën 17;59 një thirrje është kryer nën mbulimin e antenës Lagjja nr.13, Shkëmbi i Kavajës. Pas 16 minutash, në orën 18:15 është ndodhur në mbulimin e antenës Komuna Xhafzotaj, Shijak. Edhe pas 7 minutash është ndodhur në mbulimin e antenës së mësipërme. 

Prokuroria bazuar në aktet e administruara dhe deklarimet e shtetasit Nuredin Dumani, arsyeton se: Lidhur me këtë episod deklarimet e të hetuarit Nuredin Dumani përputhen me mekanizmin e ngjarjes, me faktin që Festim Qoli është fshehur direkt pas ngjarjes, me faktin që nga eksperimenti hetimor i kryer nga policia e shtetit ka rezultuar që numri në përdorim të Festim Qoli ka rezultuar afërsi të vendit të ngjarjes dhe tek djegia e makinës etj. Lidhur me këtë vrasje rezulton se të përfshirë janë shtetasit Festim Qoli, Henrik Hoxhaj, të cilët dyshohen se për veprën penale të sipërcituar kanë bashkëpunuar edhe me person/persona të tjerë të paidentifikuar, të cilët në mënyrë të organizuar në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, kanë kryer vrasjen e shtetasit Elvis Dedaj.

2. Lidhur me faktin penal të vrasjes se shtetases Fatmira Dedaj, ndodhur më datë 14.09.2013, në lagjen nr. 3 Durrës.

2.1 Më datë 14.09.2013, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ka regjistruar procedimi penal nr. 1570 të vitit 2013 për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal. Më datë 04.06.2015, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ka vendosur për pezullimin e procedimit penal nr. 1570/2013, për moszbulim të autorëve. Rasti i referohet ngjarjes së datës 14.09.2013, ku rreth orës 13:30 në vendin e quajtur lagjja nr.3, Durrës në garazhin e pallatit të ndërtuar nga firma “Eder” është gjetur e vrarë shtetasja Fatmira Habili (Dedaj). 

2.2 Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes në garazhin e pallatit “Eder” është gjetur trupi i të ndjerës Fatmira Dedaj dhe pranë saj automjeti tip Citroen me targa AA 845 BZ në pronësi të viktimës, çelësat e automjetit dhe një telefon celular tip Nokia i ndezur. 

2.3 Nga akti i ekspertimit mjeko–ligjor nr.91 datë 18.09.2013, ka rezultuar se, në trupin e viktimës Fatmira Dedaj është konstatuar një plagë prerëse shpuese në qafe, hematoma në zona kontuzive, zona ekimotike me lokalizime dhe me karakteristika të përmendura në akt, plaga prerëse janë shkaktuar me mjet mprehtës shpues kurse demtimet e tjera me mjete te forta mprehtës, shkaku i vdekjes së shtetases Fatmira Dedaj ka qenë shoku i rëndë traumatiko hemoragjik.

2.4 Nga deklarimi i shtetasit Besnik Dedaj ka rezultuar se viktima është motra e tij dhe se një vit para se të ndodhte vrasja e saj ajo ka humbur dhe djalin Ervis Dedaj pasi atë e kanë vrarë dhe gjatë kësaj kohe ajo ka hedhur dyshime se vrasjen e djalit mund ta ketë
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco