48 dhoma hoteli me kanabis/ 2 mln euro xhiro vjetore, shqiptarët befasojnë Gjermaninë

48 dhoma hoteli me kanabis/ 2 mln euro xhiro vjetore, shqiptarët befasojnë Gjermaninë

19:48, 19/05/2022
A+ Aa A-

Dy shqiptarë kanë dalë përpara një gjykate vendore në Gjermani, pasi akuzohen se kanë ngritur një plantacion kanabisi në ambientet e një hoteli të vjetër.

48 dhoma hoteli ishin të mbushura me bimë kanabisi. Ky zbulim dhe gjyqi ndaj shqiptarëve ka befasuar mediat gjermane.

Sipas gazetës BILD, të ardhurat vjetore nga kjo fermë kanabisi ishin plot 2 milionë euro.

Gazeta shkruan se dy shqiptarët akuzohen për ndihmë dhe nxitje të trafikut të drogës.

Por urdhëruesit dhe ndërtuesit e këtij plantacioni i kanë shpëtuar policisë.

Dy shqiptarët, Eugert Q., 21 vjeç dhe Erblin S., 32 vjeç thanë se ishin joshur për të shkuar në Gjermani me premtime të rreme. Në fakt ata donin të punonin në ndërtim. Por kur mbërritën në Gjermani, u dërguan në plantacionin profesional të kanabisit rreth dy javë para se të arrestoheshin nga policia.

Avokatët e shqiptarëve thanë se ata ishin të izoluar dhe kishin vetëm një frigorifer me ushqime.

Gazeta BILD shkruan se dyshohet se ata nuk kanë guxuar të refuzojnë punën në plantacion. Ata i njohin kontaktet e tyre vetëm me emra, ndërsa paguheshin 3 mijë euro në muaj për këtë punë.

Vendimi ndaj tyre pritet të jepet në qershor.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco