Nuredin Dumani 'zbërthen' krimet, tregon kush e vrau Emiljano Ramazanin dhe vëllanë e Talo Çelës

Nuredin Dumani 'zbërthen' krimet, tregon kush e vrau Emiljano Ramazanin dhe vëllanë e Talo Çelës

19:37, 19/05/2022
A+ Aa A-

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer disa nga krimet më tronditëse të bandave kriminale në vendin tonë. 

Fillimisht ai ka folur për vrasjen e Emiljano Ramazanit, ngjarje kjo e ndodhur në korrik të vitit 2020 në Elbasan.

Skerdi Tasi dyshohet të jetë autori i vrasjes.

Nuredin Dumani dyshohet t’i ketë thënë grupit hetimor se ditën kur ndodhi ngjarja shoferi i Tasit që e ka ndihmuar më pas të largohet nga vendi i ngjarjes ka qenë Henrik Hoxha.

Në pamjet e publikuara pas ngjarjes, duket autori (Tasi) i cili del nga automjeti ndërkohë që personi që qëndron në automjet zhvendoset përpara për të mos rënë në sy.

Autori i afrohet shënjestrës dhe e qëllon në mënyrë gjakftohtë në vetëm 30 sekonda, pranë palestrës që ky i fundit frekuentonte.

Ramazani ishte një emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Ramazani  i njohur edhe me nofkën “Rramani” dhe “Ili” u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për trafik të lëndëve narkotike.

Kush është Skerdi Tasi
Ai ndodhet pas hekurave për atentatin ndaj biznesmenit L.Masha. Ai ishte kontaktuar nga Nuredin Dumani me porosi të Suel Çelës pasi ky i fundit kishte vendosur gjobë biznesmenit.

Vrasja e Bujar Çelës
Operacioni i SPAK “Golden Bullet” ka hedhur dritë mbi shumë ngjarje të rënda kriminale, mes tyre edhe ajo e vrasjes së vëllait të të shumë kërkuarit Talo Çela, Bujar Çela.

Burime bëjnë të ditur se nga dëshmia e Nuredin Dumanit dhënë para prokurorëve të SPAK, vëllai i të shumë kërkuarit Talo Çela është ekzekutuar nga shtetasi Besjan Xhixha dhe një tjetër person i shpallur në kërkim.

Por si ka ndodhur atentati në 17 shtator 2020?
Vëllai i Talos Çelës, të shumëkërkuarit nga policia, ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri mëngjesin e 17 shtatorit 2020. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45 në fshatin Bradashesh të Elbasanit përpara një lokali.

Bujar Çela, 62 vjeç, punonte si taksist pa licencë. Çela u qëllua me armë sapo zbriti nga makina për t’u ulur në një lokal. Ai u ndoq nga atentatorët, për të cilët asokohe u tha se ishin të paktën 2 persona të maskuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco