Sherr për pronën/ Dhunohen tre anëtarë të një familje në Sarandë, autori në kërkim

Sherr për pronën/ Dhunohen tre anëtarë të një familje në Sarandë, autori në kërkim

22:21, 02/05/2022
A+ Aa A-

Në spitalin e Sarandës janë paraqitur tre shtetas të plagosur.

Të plagosurit janë pjestarë të një familje dhe kanë plagë të shumta të shkaktuara me sende të forta.

Sipas burimeve për SYRI-n, të plagosurit janë Shaban Avduli, 62-vjec ka plagë me sende të forta në kokë, Florenc Avduli 37 vjeç ka plagë në dorë, vëllai tjetër me shembje në brinjë.  

Ngjarja ka ndodhur në Çukë, Sarandë. 

Konflikti dyshohet për motive pronësie.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe e ka shpallur në kerkim, është person me precedentë të mëparshëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco