Gjendet i mbytur në det në Durrës një burrë, nuk dihet ende cili është: Përshkrimi

Gjendet i mbytur në det në Durrës një burrë, nuk dihet ende cili është: Përshkrimi

09:21, 01/05/2022
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njoftoi se një burrë i mbytur është nxjerrë nga deti në Durrës këtë mëngjes, por ai ende nuk është identifikuar cili është.

Në njoftimin e Policisë bëhet përshkrimi i personit të gjetur:

“Në Durrës, është nxjerrë nga deti, i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 60 vjeç, 170 cm i gjatë, i cili mbante të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu, trup i shëndoshë, i thinjur dhe me flokë pjesërisht të rëna.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas është mbytur në det. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco