VIDEO-SYRI TV/ Tiranë, Korçë, Fier, Lushnje, Mirditë: Shqipëria po ‘zien’...

VIDEO-SYRI TV/ Tiranë, Korçë, Fier, Lushnje, Mirditë: Shqipëria po ‘zien’...

11:29, 11/03/2022
A+ Aa A-

Rritja e pakontrolluar e çmimit të karburanteve dhe ushqimeve ka bërë që Shqipëria të përfshihet nga një valë protestash, ndërsa situata është në ‘vlim’ kudo. Protestat e mëdha që po zhvillohen çdo pasdite në Tiranë, janë shoqëruar edhe me protesta nëpër krejt Shqipërinë. Mëngjesin e sotëm, më shumë se gjysma e qyteteve janë përfshirë nga protesta që në shumicën e rasteve kanë sjellë bllokime rrugësh.

Në Korçë

Protesta masive janë zhvilluar edhe në qytetin e Korçës ku dhjetëra studentë kanë dalë në shesh kundër rritjes së çmimeve.

Studentët kanë bojkotuar mësimin këtë të premte në shenjë revolte kundër rritjes së karburantit dhe produkteve të shportës ushqimore.

Studentët theksojnë se rezistenca e tyre do të vijojë dita ditës  ndaj rritjes së çmimeve, ndërsa shihen të marshojnë drejt Fakultetit të Bujqësisë.

Në Fier

Mbi 70 drejtues të furgonëve që transportojnë nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme në Fier kanë protestuar këtë të premte para bashkisë.

Të intervistuar nga SYRI TV drejtuesit e automjeteve thonë se urdhri i ri për moslejimin e furgonëve në qytet, i ka nxjerrë ata në protestë pasi sipas tyre është një vendim i padrejtë.

Ata shprehen se nëse nuk merren masa deri të martën do të bllokojnë rrugën në formë proteste.

Në Lushnje

Dhjetëra qytetarë dhe fermerë nga rrethi i Lushnjes, Fierit e Divjakës kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe ushqimeve.

Qytetarët kanë bllokuar rrugën te ‘Pushimi i Shoferit’ dhe shprehen të bindur se nuk do t’i ndalin protesta deri në kthimin e çmimeve në normalitet.

Qytetarët janë përplasur sërisht këtë të premte me forcat e policisë ndërsa kujtojmë se nga protesta e djeshme 7 persona janë nën hetim pasi kanë bllokuar rrugën Fier-Rrogozhinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco