Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Ambasada e Ukrainës u bën thirrje shqiptarëve t’i bashkohen Legjionit të huaj në luftime

Ambasada e Ukrainës u bën thirrje shqiptarëve t’i bashkohen Legjionit të huaj në luftime

14:36, 28/02/2022
A+ Aa A-

Ambasada e Ukrainës në Shqipëri u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen me legjionin e huaj të krijuar për të luftuar kundër rusëve.

Në një njoftim në faqen e ambasadës në Facebook, thuhet “Vullnetarët që dëshirojnë të bashkohen me Legjionin Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ju lutem dërgoni një në e-mail në adresën e mëposhtme: DobrotvorUA@gmail.com”.

Legjioni u krijua pas nisjes së pushtimit rus dhe thirrjes së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për të huajt që dëshironin t’i bashkohen luftës së vendit të tij për t’u mbrojtur.

Danimarka u bë shteti i parë europian që deklaroi se do të lejojë të shtetasit e saj të luftojnë në Ukrainë, ndërsa në mediat ndërkombëtare ka raportime për grupime të ndryshme, kryesisht ish-ushtarakësh, që kanë vendosur të ndihmojnë Ukrainën në këtë luftë.

Sa dënohet një mercenar shqiptar që lufton jashtë vendit?

Por shteti shqiptar, sikundër shumë vende të tjerë, dënon me deri në 15 vite burg pjesëmarrjen në luftëra që zhvillohen në vende të huaja.

Më 18 shkurt, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, akuzoi se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina, po rekrutohen për të luftuar në Ukrainë. Akuza u hodh poshtë nga autoritetet shqiptare.

Rusia: Mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova në Donbas

Një grup paraushtarak i krijuar në Ukrainë nga vullnetare gjeorgjianë, për të luftuar rusët, është krijuar që në vitin 2014. Në të sot përfshihen luftëtarë nga shtete të ndryshme, dhe përveç pjesëmarrjes në konflikt, ata kryejnë edhe stërvitje të civilëve në zonat ku zhvillohen luftime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

1984 big bradher01/03/2022 06:47

SHQIPTARET E KANE TE NDALUAR ME LIGJ TE SHKOJNE E TE LUFTOJNE JASHTE KUFIJVE TE SHIPERISE. KY LIGJ U APROVUA QE KUR ATA SHKONIN PER TE LUFTUAR NE SIRI. LIGJI ESHTE NJELLOJ PER CDO SITUATE.

Shto koment

Denonco