EMRI/ Plagoset me armë zjarri i riu në Elbasan

EMRI/ Plagoset me armë zjarri i riu në Elbasan

22:41, 27/02/2022
A+ Aa A-

Një i ri i moshës 25 deri në 30 vjeç është plagosur me armë zjarri në Elbasan.

Ai është transportuar në sallën e operacionit të Spitalit të Elbasanit, e gjendja e tij paraqitet e rëndë.

I riu është gjetur i mbuluar me gjak në rrugë dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Klevis Cami, lindur më datë 18.04.2001. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Skënderbej" të qytetit. Rrethanat e plagosjes janë të paqarta.

Njoftimi:

Elbasan / Informacion paraprak 

Rreth orës 22:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Elbasan, është dërguar i dëmtuar  me thikë  shtetasi K. C., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Në vëndngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco