Makina përfundon në kanal, 2 të plagosur në Gjirokastër

Makina përfundon në kanal, 2 të plagosur në Gjirokastër

18:29, 27/02/2022
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në aksin Tepelenë-Gjirokastër, pranë fshatit “Andon Poçi”. Një automjet tip “Benz” me targa AA439UR ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës. Mësohet se të plagosurit janë shoferi, një shtetas grek identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe bashkëshortja e tij nga Vlora.

Gjithashtu, forcat zjarrfikës të Gjirokastrës kanë shkuar në vendngjarje ku kanë ndërhyrë për nxjerrjen e një personi të moshuar i ndodhur në automjet i cili është jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco