Përfshihet nga flakët furra e bukës në Berat, ja për çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët furra e bukës në Berat, ja për çfarë dyshohet

15:26, 27/02/2022
A+ Aa A-

Një furrë buke në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarri të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik, ndërsa dëmet në këtë biznes janë tepër të mëdha.

Zjarri është parë nga punëtorët në një nga dhomat e pjekjes dhe më pas zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë furrën. Punonjësit dhe pronari i furrës, i cili banon sipër saj, kanë njoftuar menjëherë Repartin e Shpëtimit nga zjarri, të tmerruar nga përhapja e shpejtë e flakëve.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me shpejtësi në vendin e zjarrit, por edhe pse kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët dhe të shuajnë në kohë zjarrin, pjesa me e madhe e furrës është shkrumbuar.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar, pasi punëtorët kanë dalë shpejt.

Zjarrfikësit në vendngjarje janë duke punuar edhe për të zbuluar shkaqet e zjarrit që mori përmasa të mëdha, edhe pse paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco