Dëbora në rrugë, policia: Ndalohet kalimi drejt Greqisë nga Kapshtica për kamionët

Dëbora në rrugë, policia: Ndalohet kalimi drejt Greqisë nga Kapshtica për kamionët

10:50, 27/02/2022
A+ Aa A-

Korça është përfshirë nga reshje të shumta dëbore përgjatë orëve të natës duke krijuar një situatë problematike për qarkullimin e automjeteve.

Policia kufitare e Kapshticës ka njoftuar mjetet e tonazhit të rëndë se nuk do të lejohen të kalojnë në drejtim të Greqisë deri në njoftim të dytë.

Lëvizja e tyre do të ndalohet edhe në akset Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Qafë Thanë-Përrenjas-Elbasan.

Njoftimi

Duke qenë se territori i qarkut Korçë, është përfshirë nga reshje bore të dendura dhe me qëllim shmangien e problematikave në qarkullimin e mjeteve, informojmë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamiona), se nga autoritetet e policisë greke, në Stacionin e Policisë Kufitare  Kapshticë, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të kësaj kategorie në drejtim  të Greqisë, deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, edhe në akset Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Qafë Thanë-Përrenjas-Elbasan.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Të gjitha akset rrugore kryesore aktualisht janë të kalueshme, vetëm me pajisje dimërore.

Këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit, të respektojnë sinjalistikat dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të reduktojnë shpejtësinë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme me qëllim që të mos krijojnë pengesa për borëpastrueset e firmave nënkontraktore në rrugë.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco