EMRI/ Aksident tragjik në Shkodër, një i vdekur dhe 3 të plagosur

EMRI/ Aksident tragjik në Shkodër, një i vdekur dhe 3 të plagosur

23:05, 26/02/2022
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik.

Sipas raportimeve për mediat, dy automjeteve janë përplasur kokë më kokë tek Ura e Vrakës dhe raportohet për një viktimë dhe 3 persona të tjerë të plagosur të cilët janë dërguar me urgjencë në spital, por nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Viktima është shtetasi Arif Bajrami.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Shkodër–Koplik, janë përplasur mjeti tip audi me mjetin tip benz.

Sii  pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit tip benz, shtetasi A. B., 20 vjeç,  ka ndërruar jetë.

Si dhe  është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip audi  shtetasi R. B. 21 vjeç dhe shtetasit  D. B. 49 vjeçe pasagjere në mjetin tip audi dhe   shtetasi  B. K. 20 vjeç, pasagjer në mjetin tip benz, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco