FOTO+EMRI/ Lejuan pallatin pa leje, shpallet në kërkim i dashuri i shefes së IMT në Sarandë

FOTO+EMRI/ Lejuan pallatin pa leje, shpallet në kërkim i dashuri i shefes së IMT në Sarandë

21:38, 26/02/2022
A+ Aa A-

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim, me urdhër të Prokurorisë, Martin Arapin, specalist i Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit në Sarandë. 

Dy ditë më parë, Gjykata la në burg drejtuesen e IMT Sarandë, Romina Pulaj, 31 vjeç, me akuzën e 'shpërdorimit të detyrës', pasi ka lejuar ndërtimin e një pallati pa leje në hyrje të qytetit bregdetar. 

Në momentin e arrestimit nga policia në kuadër të operacionit 'Heshtja' mesnatën e datës 22 shkurt, Pulaj ndodhej në shtëpi nën shoqërinë e vartësit të saj, Martin Arapi. 

Mësohet se ata kishin lidhje intime me njëri-tjetrin. 

SYRI ka siguruar edhe foton e inspektorit të IMT. 

Image

Njësoj si ndaj shefes së tij, edhe mbi Arapin rëndon e njëjta akuzë, ajo e shpërdorimit të detyrës duke lejuar ndërtimin e objektit në kundërshtim me ligjin. 

Gjithashtu, në kërkim vijon të jetë ndërtuesi dhe biznesmeni Pando Papuçi, 66 vjeç, i cili ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme 7-katëshin. 

Hetimet ndaj drejtueses së IMT, Romina Pulaj vijonin prej tre muajsh.  

Denoncimet
Ndaj drejtueses së IMT-së ka pasur denoncime të shumta, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Hipotekën. Kështu, në muajin shtator të vitit 2021, Romina Pulaj dhe bashkëpunëtori i saj i ngushtë u kallëzuan penalisht, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se favorizuan në mënyrë korruptive biznesmenin Lefter Lefteri, i cili dyshohet për veprime korruptive.

Denoncuesit ishin Lulëzime dhe Niko Sula, pronarë të një shtëpie 2-katëshe, e cila u prek nga ndërtimi i një pallati disakatësh në zonë. Në muajin prill të vitit 2021, një tjetër denoncim u bë për kryeinspektoren e Ndërtimit pranë Bashkisë Sarandë, e cila dyshohej se ka “shpërdoruar detyrën”, duke lejuar një subjekt privat të ndërtojë disa kate shtesë mbi një godinë ekzistuese në qytetin e Sarandës.

Sipas Policisë, Romina Pulaj nuk ka vepruar në kohë për parandalimin e ndërtimit pa leje. Sipas materialit hetimor të përcjellë nga Policia e Sarandës në Prokurorinë e këtij qyteti, thuhej se Zambak Beqiri dhe Trëndelina Beqiri, kanë konflikt me Kolë Nokun, ky i fundit administrator i shoqërisë “Noku 2008”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco