Pse e vranë nënoficerin? Dyshime për pazare droge dhe borxh me vrasësin

Pse e vranë nënoficerin? Dyshime për pazare droge dhe borxh me vrasësin

10:12, 26/02/2022
A+ Aa A-

Vazhdojnë hetimet për shkakun e vrasjes së nënoficerit Altin Alikaj në Vlorë, që u gjet pa jetë në shtëpinë e tij më 19 shkurt. Policia e Vlorës njoftoi sot se ka arrestuar dy persona për vrasjen: Shazi  Ahmetajt nga kolonja e Lushnjës si autor dhe  Mateo  Kiptiun, edhe ai nga Kolonja si përkrahës të autorit.

Sipas burimeve, pista kryesore për kryerjen e krimit mendohet të jetë prishja e pazareve të drogës, por që pritet të konfirmohet.

Gjithashtu nuk përjashtohet as pista e një borxhi si rrjedhojë e lëndëve narkotike, pasi viktima Altin Alikaj kohët e fundit ishte parë të kishte një shumë të konsiderueshme lekësh nëpër duar, që nuk ishte e zakonshme për të.

Dyshohet se ai ka pasur një sasi lënde narkotike që e ka shitur dhe më pas nuk ia ka kthyer paratë e borxhit, Shazi Ahmetajt. Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u konfirmuar nga Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco