Zbulohet dhe arrestohet vrasësi i nënoficerit në Vlorë si dhe bashkëpunëtori i tij - Emrat

Zbulohet dhe arrestohet vrasësi i nënoficerit në Vlorë si dhe bashkëpunëtori i tij - Emrat

10:00, 26/02/2022
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për vrasjen e nënoficerit Altin Alikaj, 46 vjeç nga Vlora, i cili u gjet i qëlluar me armë në banesën e tij.

Të arrestuarit për këtë vrasje janë  Shazi  Ahmetaj dhe  Mateo  Kiptiu, të dy nga Lushnja. Arrestimi i tyre u bë në kuadrin e operacionit të koduar “Ndëshkimi”.

Policia e Vlorës tha se vuri në pranga autorin e dyshuar të vrasjes  me armë zjarri të 46- vjeçarit më datë 19 shkurt  në lagjen 24 Maji, Vlorë

I arrestuari tjetër dyshohet për përkrahje të autorit të krimit. Të dyve iu sekuestrua një sasi lënde narkotike,heroinë.

Arrestimet u bënë pas hetimeve të thelluara dhe bazuar në provat e grumbulluara, Policia e Vlorës dhe ajo e Fierit organizuan operacionin “Ndëshkimi”.

Në kuadër të operacionit u bë e munduar kapja dhe ndalimi i shtetasit Shazi Ahmetaj, 23 vjeç, banues në Kolonjë të Lushnjës me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

Gjithashtu u bë arrestimi Mateo Kiptiut, 30 vjeç, edhe ai banues në Kolonjë të Lushnjës për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,

Shazi Ahmetaj dyshohet si autor i vrasjes se Altin Alikajt, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa Mateo Kiptiu dyshohet se ka ndihmuar autorin për t’u fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.

Në momentin e ndalimit, Ahmetajt iu gjetën 40.5 gramë heroinë.

Vazhdojnë veprimet hetimore për të përcaktuar motivet e këtij krimi të rëndë, si dhe për identifikimin e personave të tjerë, që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale "Vrasje me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe " Përkrahja e autorit të krimit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco