Arrestohet mashtruesi i tretë i kredive në Këlcyrë, zhvaste para gjoja si fondacion

Arrestohet mashtruesi i tretë i kredive në Këlcyrë, zhvaste para gjoja si fondacion

09:05, 26/02/2022
A+ Aa A-

Një person i tretë është arrestuar në Këlcyrë që ka zhvatur qytetarët duke u hequr si punonjës i një fondacioni që jepte kredi me interesa të ulëta.

Policia e Këlcyrës njoftoi se arrestoi E.P, 24 vjeç, banor i Këlcyrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendimin e datës 2 shkurt 2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Mashtrimi në kredi".

E. P. në bashkëpunim me 2 persona të tjerë që janë arrestuar tashmë nga Policia, duke u prezantuar si punonjës të një fondacioni që krijonte “lehtësira për të marrë kredi”, kanë mashtruar një person, banues në Elbasan, duke i kërkuar një shumë parash.

24-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco