Arrestohet oficerja e policisë, shkonte e vidhte në Kosovë

Arrestohet oficerja e policisë, shkonte e vidhte në Kosovë

12:40, 25/02/2022
A+ Aa A-

Një oficere e forcave operacionale me inicialet V.D në Policinë e Shtetit është ndaluar nën shoqërinë e një personi tjetër, pasi akuzohet për disa vjedhje në Kosovë.

Emri i saj u referua nga Policia e Kosovës.

Efektivja e forcave operacionale dyshohet se ka vjedhur disa banesa në Kosovë, si dhe një mjet me të cilin pasi i ka ndërruar targat ka kaluar kufirin shqiptar.

Ajo është prezantuar si një oficere e dërguar me mision të fshehtë, që po ndiqte një aksion të policisë shqiptare në Kosovë.

Ishte policia kosovare ajo që referoi çështjen policisë shqiptare kërkesën për ndjekjen në flagrancë, derisa u ndalua pa hyrë në Tiranë. /TCH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS25/02/2022 15:19

BRAVO! BRAVO! BRAVOOOOO| KJO ËSHTË POLICIA QË DESHTE EDVIN RAMA, SAIMIR TAHIRI DHE BLEDJAN ÇUÇI!!! QË NGA VITI 2014 KA ME QINDRA POLICË TË ARRESTUAR DHE NË ARRATI PËR VJEDHJE, GRABITJE, TRAFIQE KRIMINALE NGA MË TË NDRYSHMET DHE MË ORDINERET, KULTIVIME KANABISI NË TË GJITË TERRITORIN E VENDIT!!! U SHUA NJË LAZARAT DHE U KTHYE E GJITHË SHQIPËRIA NË LAZARAT!!! POR SIGURISHT PËRGJEGJËSITË JANË INDIVIDUALE, DO TË SHPREHEJ VETË KRYEMINISTRI NË KËTO RASTE FLAGRANTE DHE SKANDALOZE PËR POLICINË E SHTETIT SHQIPTAR!!!

Shto koment

Denonco