EMRI/ 26-vjeçari qëllohet me sëpatë në Vlorë

EMRI/ 26-vjeçari qëllohet me sëpatë në Vlorë

12:02, 25/02/2022
A+ Aa A-

Në spitalin e Vlorës ka mbërritur një person i lënduar me mjet prerës.

Eshte qëlluar me sëpatë Besim Hoxha 26 vjeç.

Në spital është sjellë nga patrulla e policisë

Ndërkohë që mësohet se ai është dërguar direkt në sallën e operacionit.

Ngjarja ka ndodhur tek sheshi i flamurit në dhe dyshohet konflikt banal i çastit me një person tjetër.

Vlorë/Informacion paraprak

Në datën 25.02.2022, në lagjen "Hajro Çakërri", Vlorë, tek vendi i quajtur "Shkallët e Varrezave të Dëshmorëve", shtetasi A. B., 51 vjeç,  banues në lagjen "1 Maji", Vlorë, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë shtetasin B. H., 26 vjeç,
banues në lagjen "Lirim", Vlorë, i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. 

Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco