Sekuestrim i 1 mil. eurove të falsifikuara/ Skema, si do mashtronte kamerunasi një biznesmen në Shqipëri

Sekuestrim i 1 mil. eurove të falsifikuara/ Skema, si do mashtronte kamerunasi një biznesmen në Shqipëri

10:29, 25/02/2022
A+ Aa A-

Shkon në 3 numri i personave të arrestuar në lidhje me 1 milion euro të dyshuara të falsifikuara që iu kapën një kamerunasit në datë 17 shkurt në Rinas.

Mbrëmjen e djeshme, Seksioni për Krimin Ekonomik në Tiranë ka arrestuar bashkëpunëtoren e dy kamerunasve të prangosur më herët, 40 vjeçaren nga Zvicra Xheni Chollet. Policia ka zbuluar edhe skemën e mashtrimit që do të kryenin 3 shtetasit e huaj të arrestuar.

Rol kryesor mësohet se ka pasur 45 vjeçari Zinedin Nkeh. Fillimisht ai i kishte thënë mikut të tij të arrestuar në datë 17, Josoue Ngankam që të merrte valixhen me para dhe do takoheshin në Shqipëri.

Kamerunasi Zinedin Nkeh kishte 10 ditë që kishte ardhur në vendin tonë në mënyrë tranzite. Më datë 13 shkurt rezultoi se ai ishte nisur me linjën Paris-Stamboll, Stamboll-Podgoricë dhe nga Podgorica kishte hyrë në territorin shqiptar në rrugë tokësore me taksi.

Ndërsa 40 vjeçarja zvicerane e arrestuar mbrëmjen e djeshme kishte rreth 2 vite që jetonte në Shqipëri pa pasur leje qëndrimi apo leje pune. Ajo prezantohej në vendin tonë si agjente imobilare dhe se bashkëpunonte me një shoqatë të huaj.

Në sajë të hetimeve, policia ka dyshime se shuma prej 100 mijë eurosh e falsifikuar do të përdorej për blerjen e një prone, duke mashtruar një biznesmen.

Gjatë arrestimit të personit kyç në këtë skemë, Zinedin Nkeh, iu gjetën edhe disa solicione të cilat ai i përdorte për të hequr bojën e zezë tek paratë, në mënyrë që të mos kuptoheshin që ishin të falsifikuara.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco