1 mln euro false në valixhe, ja kush po i priste në Tiranë

1 mln euro false në valixhe, ja kush po i priste në Tiranë

17:16, 24/02/2022
A+ Aa A-

Zbulohet bashkëpunëtori i dyshuar i kamerunasit Josoue Ngankam të kapur me para të falsifikuara në aeroportin e Rinasit disa ditë më parë.

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër ndalimin Nkeh Zinedine Fonge, me të njëjtën kombësi me Ngankam, i cili kishte arrdhur në vendin tonë nga pika kufitare e Muriqanit dhe kishte rezervuar një apartament në zonën e "Don Boskos".

Ai është zhdukur pa gjurmë ditën që është bërë i ditur lajmi i bashkëpunëtorit të dyshuar të tij, ndërsa është larguar nga apartamenti që kishte paguar vetëm për një natë.

Referuar pronarëve të ambienteve ku ka qëndruar, kamerunasi do të kryente pagesat edhe për 3 ditë të tjera për të mos u kthyer më.

Në dosjen hetimore thuhet se autoritetet shqiptare ranë në gjurmët e Fonge pas vëzhgimit të telefonit  Ngankam, ku u konstatuan biseda mes tyre.

Nga këqyrja e aparatit celular të shtetasit Josoue Ngankam, evidentohen komunikimet me këtë shtetas duke e informuar në momentin e nisjes nga Franca, duke i dërguar edhe fotografi që ishte brenda avionit, si dhe duke u nisur nga fakti se shtetasi Zinedine Nkeh dyshohet së është personi i cili do të priste kamerunasin e arrestuar në Tiranë pasi edhe rezervimin e apartamentit e kishte për dy persona.

Nga hetimet e deri tanishme rezulton se ai është i vetmi person kontakti i shtetasit Josoue Ngankam, ndërsa ngrihen dyshime të arsyeshme të bazuara në fakte dhe prova se ky shtetas është bashkëpunëtori kyç i shtetasit të arrestuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco