Lejoi ndërtimin pa leje të pallatit në hyrje të Sarandës, lihet në burg shefja e IMT

16:10, 24/02/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg drejtuesen e Inspektorit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Romina Pula, 31 vjeç, e arrestuar për lejimin e ndërtimit të një pallati 7 katësh pa leje në hyrje të qytetit. 

31-vjeçarja u arrestua dy ditë më parë me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

“Arrest me burg” kërkoi prokurori Kledian Llaho, masë kjo e dhënë edhe nga gjyqtari Shkëlzen Licaj.

Sipas dy avokatëve Gjergji Imeraj dhe Agron Gurëbardha Gjykata pranoi se objekti 7 katësh ishte me leje, por u shpreh se kryeinspektorja nuk kishte ndërhyrë. 

E pandehura nuk ka pranuar asnjë nga akuzat ndërsa se ka pohuar se ka ndërhyre prane subjektit kur ka patur shkelje.

Pala mbrojtëse që kërkoi detyrim paraqitje, do të apelojë masën e sigurisë "Arrest me burg". 

***

Pallati 7-katësh po ndërtohej nga biznesmeni Pando Papuçi, në një zonë të dukshme kodrinore, pa leje. 

Por pavarësisht këtij fakti, IMT-ja vendore nuk ka ndërhyrë për të bllokuar punimet. 

Kjo ka bërë që organet përkatëse të nisin hetimet ndaj drejtueses së inspektoratit dhe me urdhër të Prokurorisë, drejtuesja e këtij institucioni është prangosur dy ditë më parë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco