FOTO-EMRA/ Kapen 2 vëllezërit shqiptarë me ‘shtëpitë bari’ në Australi, dënohen me dhjetra vite burg

FOTO-EMRA/ Kapen 2 vëllezërit shqiptarë me ‘shtëpitë bari’ në Australi, dënohen me dhjetra vite burg

20:03, 22/02/2022
A+ Aa A-

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar për kultivim të kanabisit dhe janë dënuar me 11 dhe 13 vjet burg, ku pas kryerjes së dënimit, do të deportohen për në Shqipëri.

45 vjeçari Emilio dhe 42 vjeçar Ivan Lukaj janë dënuar me burg dhe më pas është caktuar masa e depërtimit nga Australia.

Ata u vendosën në pranga pas një hetimi intensiv 6 mujor ndërsa kishin ndërtuar një fermë kanabisi të sofisitikuar. Tashmë pas dënimit me burg përkatësisht me 11 dhe 13 vjet burg për secilin, ata do të depërtohen nga Australia.

Televizion 7NEWS Australia ka publikuar pamjet e ndërhyrjes së policisë në pronën ku të dy vëllezërit kultivonin sasinë e kabanisit në fermën që kishin ngritur në Adeliade të Australisë.

Në pamje duken oficerët e policisë duke shqyer dyer me vare dhe duke hyrë me forcë në fermën e kanabisit.

Ata gjetën qindra rrënjë kanabisi të mbjellë në shtëpinë e barit të ngritur nga të dy vëllezërit shqiptarë, të cilët përveç kultivimit, trafikonin edhe lëndët narkotike.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco