VIDEO/ Zjarr në një kabinë elektrike në lagjen ‘29 Nëntori’ në Fier

10:50, 20/02/2022
A+ Aa A-

Një kabinë elektrikë ka marr flakë gjatë ditës së sotme në Fier në lagjen ‘29 Nëntori’.

Të alarmuar banorët e zonës dhe bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë kanë njoftuar zjarrfikësit. 

Ndërhyrja e këtyrë të fundit ka bërë të mundur fikjen e flakëve siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga Syri Tv.

Mësohet se shkak për këtë situatë është bërë mbingarkesa në rrjet.

Për të evituar dëmet është bërë edhe stakimi i energjisë në të gjithë zonën.  

Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar zjarrfikset, të friksuar se flakët mund të përhapeshin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco