Zhduket gruaja në Korçë/ Burri  e kërkon prej 8 ditësh, familjarët: Dyshojmë se ka hyrë dhe në liqen dhe…

Zhduket gruaja në Korçë/ Burri e kërkon prej 8 ditësh, familjarët: Dyshojmë se ka hyrë dhe në liqen dhe…

10:19, 20/02/2022
A+ Aa A-

Një 72 vjeëare nga Korça, ka humbur kontaktet prej 8 ditësh me familjarët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga burime kofidenciale, 72 vjeccarja me iniciale H.Q. është larguar nga banesa në datën 11 Shkurt, ndërsa bashkëshorti ka denoncuar në komisariatin e Korçës një ditë më pas.

Dyshimet e familjarëve janë se ajo është mbytur në ujërat e liqenit të Pogradecit, pasi nga informacionet e marra prej tyre, kjo shtetase është futur në liqenin e Pogradecit dhe nuk është parë më të dalë prej tij.

Ky dyshim nuk konfirmohet nga policia pasi deri më tani nuk ka asnjë fakt që vërteton këtë hipotezë. Policia e Korëës në bashkëpunim me atë te Pogradecit, po hetojnë për rastin në fjalë. Efektivët po bëjnë kërkime në të afërmit, rrethi shoqëror, duke marrë edhe deklarimet e të njohurve të 72 vjeccares por ende asnjë rezultat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco