EMRI - VIDEO/ Po shkonte i armatosur në Kosovë, kapet ‘mat’ 34 vjeçari ne Tropojë, ja sa armë ju sekuestruan

09:43, 20/02/2022
A+ Aa A-

Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tropojës pasi akuzohet për trafik të armëve të paligjshme.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (dy automatikë dhe një pistoletë Glock) dhe municion luftarak.

I arrestuari është Sahit Dega, 34 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shoshan”.

Operacioni i zhvilluar nga DVP Kukës, Komisariati i Policisë Tropojë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së  Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Transportone armë zjarri me qëllim trafikimin drejt Kosovës,  kapet e vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (dy automatikë dhe një pistoletë Glock) dhe municion luftarak.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas që tentonte të trafikonte armë zjarri drejt Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rethit Gjyqësor Tropojë  dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ” Shoshan”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

– S. D., 34 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që me automjetin e tij “Volksëagen”, po transportonte dy  armë zjarri automatikë,  1 armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e  personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Armët e sekuestruara do dërgohen  në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtjeshme, nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”  dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco