Detaje të reja, ushtaraku 46 vjeçar është vrarë, i ati: Kam gjetur sëpatën me gjak

12:29, 19/02/2022
A+ Aa A-

Sipas burimeve ushtarakut, Altin Alikaj është vrarë me sëpatë.

46 vjeçari është goditur në kokë e kanë mbuluar dhe më pas kanë ulur automatin e dritave.

Është gjetur gjithashtu i helmuar dhe qeni i komshiut.

Sëpata me gjak është gjetur nga babai i viktimës.  

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në lagjen '24 maji' në qytetin e Vlorës.

E ëma e 46 vjeçarit e kthyer nga Greqia e ka gjetur djalin e saj i cili ishte raportuar si i zhdukur një javë më parë, të pajetë në banesë.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, teksa denoncimi për zhdukjen e 46 vjeçarit e kishte bërë kushëriri i tij.

Policia nuk bën me dije shkakun e vdekjes së ushtarakut, e po ashtu nuk dihet se përse banesa e tij nuk ishte kontrolluar prej kaq ditësh, teksa 46-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike. 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco