E larguar prej disa ditësh nga banesa, gjendet 37-vjeçarja nga Berati, ja ku kishte përfunduar…

E larguar prej disa ditësh nga banesa, gjendet 37-vjeçarja nga Berati, ja ku kishte përfunduar…

21:48, 18/02/2022
A+ Aa A-

37-vjeçarja nga fshati Samaticë në bashkinë Dimal e shpallur e humbur nga familjarët 3-ditë më parë është gjetur në Tiranë.

Ajo është identifikuar në rrugën e Kavajës, bazuar në fotografinë që familjarët kishin depozituar në DPV Berat ditën e martë, kur edhe denoncuan humbjen e saj.

37-vjeçarja M.Bega është sjellë në ambientet e policisë së Beratit, ku pas takimit me familjarët është transportuar drejt Spitalit Psikiatrik në qytetin e Vlorës. Mësohet se 37-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe mospërdorimi i rregullt i medikamenteve e bënte atë agresive.

Familjarët denoncuan zhdukjen e saj ditën e martë, të frikësuar se mos tentonte të dëmtonte veten apo të tjerët, si shkak i ndërprerjes disa ditore të medikamenteve të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco