Harta e re gjyqësore, avokatët e Durrësit dhe Pogradecit kundër

Harta e re gjyqësore, avokatët e Durrësit dhe Pogradecit kundër

12:52, 13/02/2022
A+ Aa A-

Në kuadër të diskutimeve për hartën e re gjyqësore, e cila redukton numrin e gjykatave të shkallëve të para dhe mbyll të gjitha gjykatat e Apelit në rrethe, duke parashikuar vetëm një gjykatë të tillë në Tiranë, përfaqësues të KLGJ-së kanë zhvilluar diskutimin e radhe në Durrës me gjyqtarë prokurorë dhe avokatë.

Edhe në këtë debat, të pranishmit kanë qenë kundër hartës së re gjyqësore, veçanërisht për shkrirjen e të gjitha gjykatave të apelit në rrethe dhe përqendrimi i tyre në Tiranë.

Përveç shtimit të kostove, për të gjithë aktorët që do të jenë pjesë e një procesi gjyqësor në apel, avokatët ngritën shqetësime edhe për mungesën fizike të sallave, ku do të zhvillohen proceset në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Ndërkohë edhe Dhoma e Avokatëve të Pogradecit i ka dërguar një notë proteste KLGJ-së në lidhje me shkrirjen e gjykatës dhe Prokurorisë së Pogradecit. Edhe këtu avokatët janë shprehur se ky reduktim, largon drejtësinë nga qytetarët, tejzgjat proceset dhe rrit kostot e personave që i drejtohen organeve të drejtësisë. Thuajse e gjithë trupa e avokateve të vendit, por edhe gjyqtarë dhe prokurorë janë shprehur kundër hartës së re gjyqësore, duke propozuar që të jenë të paktën tre gjykata apeli në vend dhe jo vetëm një siç parashikohet nga KLGJ./A2CNN/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco