VIDEO/ Autori i masakrës së Vlorës ngriti skemën e bixhozit në burg

VIDEO/ Autori i masakrës së Vlorës ngriti skemën e bixhozit në burg

10:50, 02/02/2022
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga mega-operacioni ‘Trinomi’, që çoi në arrestimin e 28 personave, përfshi policë, zyrtarë, biznesmenë dhe të dënuar të njohur.

Mes personave që u arrestuan në burg janë edhe dy emra të njohur për publikun dhe drejtësinë: Leo Osmani dhe Delin Hajdari të dënuar për masakrën e Vlorës së ndodhur në 29 korrik 2019.

“Delin Hajdari, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;

Leo Osmani, 28 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, njoftoi policia.

Por si ndodhi masakra?

Leo Osmani hapi zjarr mbi pushuesit e një resorti në zonën e Kalasë në Vlorë duke lënë të vdekur në vend tre persona. Më pas ai u largua me automjetin e tij, por u prangos shumë shpejt. Tre viktimat e Osmanit ishin: Diana Ademi nga Vlora 52 vjeçe; Sokol Isufaj nga Fieri 34 vjeç dhe Serdi Bajlozi nga Prrenjasi 17 vjeç.

Zyrtarët e arrestuar dhe të dënuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin dhe transmetonin porosi si dhe në disa raste furnizonin me lëndë narkotike dhe sende të tjera të ndaluara, të dënuarit apo të paraburgosurit. Leo Osmani dhe Delin Hajdari përpos futjes së sendeve të paligjshme në qeli, akuzohen edhe për organizim lojërash fati brenda burgut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco