VIDEO/ Të pakta borëpastrueset në qarkun e Korçës: Izolohen fshatrat

VIDEO/ Të pakta borëpastrueset në qarkun e Korçës: Izolohen fshatrat

10:11, 02/02/2022
A+ Aa A-

Një ditë pas reshjeve intensive të dëborës në qarkun e Korçës edhe pse tashmë reshjet janë ndalur pasojat e borës janë të shumta, njofton gazetarja Siderela Xhomaqi.

Trashësia e saj nis nga 15 cm në zonat e ulëta deri në 40 cm në njësitë administrative. Sipas të informacioneve të siguruara këtë mëngjes  situata një njësitë administrative të juglindjes paraqitet si më poshtë:

Në bashkinë e Korçës problematike është situata drejt Vithkuqit, lëvizja bëhet me zinxhirë ndërsa fshatrat Shtyllë, Panarit dhe Grabockë janë të izoluar pasi dëbora në pikën e Mashkullorës ka arritur gati 2 m.

Në bashkinë e Kolonjës të bllokuara nga dëbora rezultojnë njësitë administrative Çlirim, Novoselë dhe disa fshatra në Leskovik. Ndërkohë që Novosela është edhe pa energji elektrike.

Në bashkinë e Devollit situate e vështirë paraqitet në njësinë e Mirasit dhe shumë fshatra të tjerë, mbi 20 cm dëborë dhe lëvizja vetëm me zinxhirë.

Në bashkinë e Maliqit paraqiten të izoluara 2 njësi administrative Gorë dhe Moglicë dhe fshatrat e tyre.

Në bashkinë e Pogradecit rezultojnë të izoluara fshatrat e njësive Trebinjë, Velçan dhe Dardhas ku dëbora ka arritur gati 40 cm, ndërkohë që të trija njësitë ka pasur mungesë të energjisë elektrike, e vështirë dhe me zinxhirë është situata edhe në rrugët e njësisë Proptisht. Sipas të dhënave në zonën e Mokrës nuk janë ngjitur edhe autobusët e mësuesve dhe procesi mësimor ditën e sotme do të zhvillohet online në 7 shkolla.

Ajo se çfarë vihet re në të gjitha bashkitë e juglindjes në të cilat një situatë e tillë përsëritet çdo vit për shkak të motit dhe klimës ka një mungesë të mjeteve për pastrimin e dëborë ose janë të pakta në numër ose janë në një gjendje të amortizuar e për pasojë,  shtuar edhe mungesën e infrastrukturës përgjigja në kohë për hapjen e rrugëve është tepër e ngadaltë.

Bashkitë thonë se situata financiare që ato kanë nuk i lejon të bëjnë blerje të reja për mjete nisur edhe nga çmimi i tyre aq sa duhet një ndërhyrje nga qeveria për blerjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco