Ekzekutimi në Ekuador/ Mediat: Ergys Dashi ishte 'koka', kërkohej nga...

Ekzekutimi në Ekuador/ Mediat: Ergys Dashi ishte 'koka', kërkohej nga...

09:05, 02/02/2022
A+ Aa A-

Mediat ekuadoriane i kanë kushtuar një tjetër artikull rolit të Ergys Dashit në trafikun e kokainës në Europë. 34-vjeçari u ekzekutua pak ditë më parë në një lokal në Guajakil.

Sipas mediave ekuadoriane, policia ka identifikuar disa anëtarë të bandës evropiane të përfshirë në pastrim parash dhe trafik.

“Ky është rasti i Ergys Dashit, i vrarë në Guajakil, një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e Interpolit. Informacioni i mbledhur nga ky organ policor ndërkombëtar paralajmëron se shqiptari është një nga drejtuesit më të rëndësishëm të trafikut të drogës në Evropë dhe Azi”, shkruhet më tej portali Info Bae.

Artikulli vijon më tej duke theksuar se shqiptari ishte fshehur me kujdes duke mos lënë gjurmë.

“Ishte aq i fshehtë sa në Ekuador ai nuk kishte precedentë penalë. Edhe natën që vdiq ai ishte në një restorant në veri të qytetit. Atje ai u rrethua nga persona të armatosur të cilët e qëlluan mbi 20 herë. Ekspertët e inteligjencës kanë zbuluar se pas kësaj vrasje nuk qëndronin vetëm mafiozët e Kolumbisë dhe Meksikës, por edhe të Amerikës Qendrore, Brazilit apo Evropës,” mbyllet artikulli.

Pak ditë më parë gazetari Artan Hoxha tha në “ABC” se shqiptari ishte pjesë e një bande me bazë në Tiranë, që trafikonte kokainë me avion nga Guajakili drejt Gjermanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco