EMRI/ Plagoset me armë zjarri një grua në Vlorë

EMRI/ Plagoset me armë zjarri një grua në Vlorë

19:01, 01/02/2022
A+ Aa A-

Një shtetase 39 vjeçe Majlinda Nanushi, banuese në fshatin Bunavi, është paraqitur në spitalin Rajonal të Vlorës, e plagosur në dorë me armë zjarri.

Nga informacionet paraprake të policisë, dyshohet se 39-vjeçarja është plagosur aksidentalisht me armë gjahu.

Dyshohet se gruaja vuante nga depresioni.

NJOFTIMI:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 01.02.2022, rreth orës 18:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasja M. N., 39 vjeçe, banues në fshatin Bunavi, Vlorë, e cila ka dëmtime në dorë, dyshohet të shkaktuara me armë gjahu. Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale.

Shtetasja M. N., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco