Vlorë, makina e një biznesi u përfshi nga zjarri në mesnate

Vlorë, makina e një biznesi u përfshi nga zjarri në mesnate

07:41, 01/02/2022
A+ Aa A-

Makina e një biznesi në Vlorë ka marrë zjarr rreth orës 3:30 në lagjen “24 Maji”. Automjeti “Volskswagen Transporter” ishte i parkuar në kohën kur ka shpërthyer zjarri. Policia e Vlorës dyshon se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Megjithatë grupi hetimor po punon për zbulimin e shkaqeve.

Policia e Vlorës njoftoi se "më datë 01.02.2022, rreth orës 03:30, në lagjen "24 Maji",  ka marrë flakë dhe  është djegur pjesërisht  automjeti  tip "Volkswagen Transporter", në pronësi të një firme, i cili ishte  i  parkuar.  Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco