VIDEO/ Pamje të rënda, ja si ndodhi aksidenti me vdekje në Elbasan

VIDEO/ Pamje të rënda, ja si ndodhi aksidenti me vdekje në Elbasan

17:26, 31/01/2022
A+ Aa A-

Mesditën e sotme një i ri që po drejtonte një makinë ‘Opel’ ka përplasur për vdekje një grua 50 vjeçe, në zonën e Metalurgjikut në Elbasan.

Ervis Myqelefi është vënë në pranga pak minuta pas aksidentit tragjik, i cili i mori jetën 50-vjeçares Lefteri Binjaku.

Gazetari i SYRI TV në Elbasan, Migen Sejdini ka siguruar dhe pamjet e këtij aksidenti tragjik.

Kujdes, pamje të rënda

Policia Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 31.01.2022, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen L. B., rreth 50 vjeçe, dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit.

Falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, Policisë Rrugore të DVP Elbasan, Forcave të Posaçme ‘Shqiponja’ dhe Njësisë Operacionale është bërë e mundur kapja e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Mjeti tip ‘Opel’ është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Black Jack 01/02/2022 06:57

Shkerdhejani jeten atij shofer bythq...

Albi31/01/2022 21:19

Gabim qe eshte larguar dhe nese do qendronte sdo kishte faj sepse nuk ka vija te bardha dhe e ndjera i ka prere rrugen. Megjithate eshte e dhimbshme

Shto koment

Denonco