EMRI/ Zetori përfundon në kanal në Lushnjë, ndërron jetë 61-vjeçari

EMRI/ Zetori përfundon në kanal në Lushnjë, ndërron jetë 61-vjeçari

20:03, 30/01/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhamë të Lushnjës.

Një mjet bujqësor, zetor ka humbur kontrollin  dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 61-vjeçari që drejtonte mjetin bujqësor. Mësohet se viktima është 61-vjeçari Sherbet Meta.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mungesa e ndriçimit në këtë zonë.

Ka ndërhyrë një mjet i tonazhit të madh, që të bëjë të mundur lëvizjen e zetorit, duke nxjerrë trupin e pajetë të burrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco