Dy të vdekur në Fier e Lushnjë, njëri konsumues droge

Dy të vdekur në Fier e Lushnjë, njëri konsumues droge

17:39, 30/01/2022
A+ Aa A-

Dy persona pa shenja jete janë gjendur në Fier dhe në Lushnjë në 24 orët e fundit.

Sot rreth orës 16:10, në lagjen “1 Maj”, Fier, në një banesë të pabanuar, është gjetur i pa jetë, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Mallakastër. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune(dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike).

Kurse, rreth orës 16:50, në afërsi të rotondos së fshatit Kolonjë, Lushnje, është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shënja jete, pa shënja dhune, shtetasi E. G., 84 vjeç,  banues në fshatin Rrapëz, Lushnje.

Njoftimet:

Informacione paraprake

Fier/Sot rreth orës 16:10, në lagjen “1 Maj”, Fier, në një banesë të pabanuar, është gjetur i pa jetë, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Mallakastër. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune(dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike).

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 19.01.2021 nga Komisariati i Policisë Mallakastër pas denoncimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa.

Lushnjë/ Rreth orës 16:50, në afërsi të rotondos së fshatit Kolonjë, Lushnje, është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shënja jete, pa shënja dhune, shtetasi E. G., 84 vjeç,  banues në fshatin Rrapëz, Lushnje.

Dyshohet se vdekja mund të jetë për shkaqe natyrale.

Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco