Shtëpi bari në Bërdicë, arrest shtëpie për Izmir Sakicën dhe 2 shokët e tij

Shtëpi bari në Bërdicë, arrest shtëpie për Izmir Sakicën dhe 2 shokët e tij

12:33, 30/01/2022
A+ Aa A-

Izmir Sakica, një djalosh nga Shkodra i apasionuar pas sportit të hipizmit me kuaj dhe që në 15 janar 2022, u arrestua nga policia e këtij qyteti, si pjesë e një grupi që kultivonte hashash në ambientet e një shtëpie në Bërdicë, është liruar nga qelia.

Së bashku me Sakicën, nga burgu kanë dalë duke u mbyllur në “arrest shtëpie” dhe Endrit Mehaj dhe Tafil Brahimi.

Veç kësaj mase sigurimi gjykata e Shkodrës vendosi dhe një masë të dytë sigurimi për tre të rinjtë, si ajo e garancisë pasurore prej 7 milion lekë të vjetra për secilin prej tyre.

Banesa dy katëshe ku ishin mbjellë 4 dhoma me 730 rrënjë drogë dhe 1200 kubikë si dhe ishin instaluar 40 stabilizatorë elektrikë, i përket shtetasit Naim Haxhia nga Shkodra, por policia gjatë aksionit arriti të kapi Endrit Mehaj, Tafil Brahimin dhe sportistin e hipizmit Izmir Sakica.

Një prej të arrestuarve, Endrit Mehja, ka pranuar autorësinë e krimit duke shpjeguar se e ka kthyer banesën për kultivimin e bimëve narkotike, pasi është i divorcuar dhe ka shumë borxhe.

Bimët i ka blerë në Shkodër, te një person i panjohur, të cilin e ka takuar rastësisht në Shkodër, në një kafe në qendër, i cili i ka ofruar mundësinë e blerjes së farave.

Pasi ka gjetur paratë ka blerë farat dhe i ka mbjellë në banesë.

Ndërsa vetë Izmir Sakica, ka treguar se ka shkuar së bashku me Tafil Brahimin në shtëpinë që i ka treguar, Endrit Mehja.

Ai i ka thënë se ka bërë një investim por kur kanë shkuar, kanë parë se çfarë investimi ka bërë. Izmir Sakica dhe Tafil Brahimi, nuk kanë pasur dijeni se ai kishte kultivuar bimë narkotike dhe nuk kanë qenë ata që i kanë kultivuar këto bimë.

Nisur nga kjo situatë gjykata e Shkodrës, ka vendosur të mos pranojë kërkesën “arrest në burg” të paraqitur nga prokurori.

Duke urdhëruar që ndaj tre personave të arrestuar Endrit Mehaj, Tafil Brahimi dhe Izmir Sakica, të caktojë dy masa sigurimi si “arrest në shtëpie” dhe garanci pasurore prej 7 milion lekë të vjetra për secilin prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco