FOTO-EMRI/ Aksidenti tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar

FOTO-EMRI/ Aksidenti tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar

12:33, 30/01/2022
A+ Aa A-

Aksident tragjik në Itali, ku viktimë ka mbetur një i ri shqiptar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë më parë, në Cingoli, Macerata, Ancona, ku ka humbur jetën një i ri shqiptar dhe ka mbetur i plagosur edhe 1 person tjetër, një maroken.

Dorjan Andoni, 30 vjeç, emigrant klandestin në Itali, mësohet se ka humbur jetën për shkak të përplasjes së kamionçinës që ai drejtonte.

Siç shkruajnë mediat italiane, familja e Andonit është njoftuar dhe ka mbërritur në Itali.

Bashkë me shqiptarin kanë qenë edhe disa persona të tjerë, dy prej të cilëve kanë mbetur të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria ka identifikuar edhe personat e tjerë që janë larguar nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për një tjetër shqiptar dhe dy italianë.

Para aksidentit, 5 personat, kanë qenë bashkë dhe kanë darkuar në një lokal të zonës. Nga analizat është mësuar se shqiptari nuk kishte konsumuar alkool, ndërsa janë të paqarta shkaqet e aksidentit të rëndë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco