VIDEO/ Pamjet e grabitjes së dështuar të argjendarisë në Shkodër

VIDEO/ Pamjet e grabitjes së dështuar të argjendarisë në Shkodër

11:52, 30/01/2022
A+ Aa A-

Këto janë pamjet e momentit të grabitjes së dështuar të një çifti nga Vlora, në një argjendari në Shkodër.

Burrë e grua, rreth të tridhjetave, shihen teksa futen në dyqan dhe ndërsa po shihnin bizhuteritë e ekspozuara, gruaja nxjerr një spraj dhe ua hedh syve pronarëve të dyqanit, shoqëruesi i saj përpiqet të marrë sendet e vendosura mbi banak.

Në video shihet sesi të 4 përleshen me njëri-tjetrin, para se policia të arrestojë çiftin e grabitësve.

Ngjarja ndodhu më 27 janar në lagjen ‘Vasil Shanto’ në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi edhe makinën që kishin në përdorim çifti i grabitësve, dhe dy palë targa false.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco