EMRAT/ 1 mln sterlina kokainë, dënohen drejtuesit e bandës shqiptare

EMRAT/ 1 mln sterlina kokainë, dënohen drejtuesit e bandës shqiptare

11:23, 20/01/2022
A+ Aa A-

Një bandë, e cila shpërndau të paktën 15 kg kokainë në jugperëndim të Anglisë, është dënuar me burg.

Sipas BBC, banda e drejtuar nga shqiptari Mark Vasija mendohet se ka shitur të paktën 1 milion sterlina kokainë te katër shpërndarës britanikë.

Drejtuesi i bandës, Vasija u dënua me 11 vite dhe dy muaj burg. Shqiptari përdorte një biznes të larjes së makinave si mbulesë për shpërndarjen e kokainës.

Kunati i tij, Adi Lleshi ishte bashkë-drejtues i bandës. Ai u dënua me 10 vite dhe gjashtë muaj burg.

Gjykata dënoi edhe katër britanikët.

Operacioni për goditjen e bandës nisi në vitin 2019. Gjatë arrestimit, një nga britanikët tentoi që të shkarkonte 1 kg kokainë në ujin e tualetit. 3 kg kokainë u kapën në makinën e Lleshit kur u ndalua. Atij iu gjetën edhe 160 mijë sterlina në cash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco