Zbardhet dëshmia e Beqarit: Arnin e kam shok, nuk doja ta vrisja, por ...

Zbardhet dëshmia e Beqarit: Arnin e kam shok, nuk doja ta vrisja, por ...

10:49, 20/01/2022
A+ Aa A-

Ishte nisur për qejf drejt Dajtit edhe pse kërkohej nga policia për plagosje.

Kështu ka deklaruar para policisë, Markeljan Beqari i kërkuar për plagosjen me armë të shokut të tij, Arni Sulejmani, ngjarje e ndodhur në fund të dhjetorit 2021 në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.

Pas arrestimit, në dëshminë e tij, Beqari ka deklaruar se nuk e kishte në plan të vriste Sulejmanin, pasi ata ishin shokë e miq me njëri-tjetrin. Ai tha më tej se ka qenë ditën e ngjarjes bashkë me Sulejman dhe një mikeshë të tyre në hotel, ku kanë konsumuar alkool dhe lëndë narkotike.

Autori ka theksuar më tej, se ka qenë i pavetëdijshëm kur arma qëlloi dhe plagosi në krah Sulejmanin. Ai ka thënë se pas ngjarjes është larguar nga frika e asaj që do të ndodhte më pas.

‘Nuk kam dashur ta vras Arni Sulejmanin. Unë e kam shok atë. Më 9 dhjetor kemi qenë me një mikeshën tonë në hotel ku konsumuam shumë alkool dhe lëndë narkotike. Isha i pavetedijshëm kur arma qëlloi dhe e plagosi ne krah Arnin. Pas ngjarjes u largova nga frika. Sot isha nisur për te ikur ne Dajt për qejf’, ka thënë Beqari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco