VIDEO/ Pamje të frikshme, gruaja me ML godet makinën e autoshkollës

VIDEO/ Pamje të frikshme, gruaja me ML godet makinën e autoshkollës

10:34, 20/01/2022
A+ Aa A-

Një aksident i frikshëm me 4 persona të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të qytetit të Dimalit.

Një makinë tip ‘Benz ML’ që drejtohej nga një grua, mësohet se ka goditur fort një makinë ‘autoshkolle’ duke plagosur rëndë tre personat që ndodheshin brenda saj.

Më pas ‘ML-ja’ ka dalë jashtë rruge duke u përmbysur në kanal.

Edhe gruaja që drejtonte ‘Benzin’ ka përfunduar në spital me plagë të rënda, ashtu si tre personat që ndodheshin në mjetin e ‘autoshkollës’.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco