Kontrabandë cigaresh në Bari, 20 mijë euro për të mos kontrolluar kamionët

Kontrabandë cigaresh në Bari, 20 mijë euro për të mos kontrolluar kamionët

12:42, 13/01/2022
A+ Aa A-

Një oficer i Guardia di Finanza në Bari është arrestuar nga kolegët e tij në port pasi ka marrë ryshfet nga një organizatë e kontrabandës së cigareve.

Grupi i kontrabandës drejtohej nga Antonio Attolico nga Bari, i ndihmuar nga dy italianë të tjerë e një grek, ndërkohë që në regjistrin e hetimeve ka të përfshirë edhe persona të tjerë nga dy vendet, si dhe nga Shqipëria.

Attolico kishte arritur të korruptonte oficerin 41-vjeçar të GdF, Vincenzo Azzarello, i cili kishte marrë shuma nga 10 mijë deri në 20 mijë euro për të mos kontrolluar kamionët me të cilët bëhej kontrabanda, si dhe premtimin për një vend pune për gruan e tij.

Kamionët e cigareve vinin nga Greqia në Bari, në një rast në Brindisi, ku merrnin dokumenta fals si transport ëmbëlsirash për në Marbella e Malaga, në Spanjë. Azzarello garantonte shmangien e kontrolleve të imtë.

Mekanizmi u prish kur – në gusht 2020 – Azzarello u përpoq të korruptonte një kolegun e tij që ishte në shërbim, duke i ofruar 5 deri në 10 mijë euro për të mbyllur një sy për një kamion të dyshuar. Kolegu e denoncoi menjëherë te eprorët, duke sjellë zbulimin dhe arrestimin e grupit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco