Këto ditë, piku më i lartë i infektimeve në dy vjet pandemi Covid në Shqipëri

Këto ditë, piku më i lartë i infektimeve në dy vjet pandemi Covid në Shqipëri

11:14, 13/01/2022
A+ Aa A-

Këto ditë të para të vitit 2022 kanë shënuar pikun më të lartë të pandemisë dyvjeçare të koronavirusit në Shqipëri. Kjo u bë e ditur sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e tij javore.

Drejtoresha e ISSH, Eugena Tomini, tha: “Situata epidemiologjike në vend ka reflektuar një incidencë javore që është tepër e rritur, e ndjekur nga një incidencë e lartë e rasteve pozitive në dy javët e fundit. Kjo rritje i atribuohet qarkullimit të dy të dy varianteve, Omicron dhe Delta, por edhe mosrespektimit të rregullave të grumbullimit gjatë festave të fundvitit.

Duhet të themi që në vend qarkullon edhe grupi dhe të tre variantet po bëjnë një qarkullim dhe transmetueshmëri në vend në nivele të larta. Duhet të themi që incidenca javore dhe dyjavore sigurisht janë përfshirë në shumëfishim, por e pareflektuar me trend të lartë të hospitalizuara, ku kemi një qëndrueshmëri.

Pozitiviteti ka një përqindje në nivel më të lartë krahasuar me dy javët e mëparshme, që janë java 51 dhe 52 e vitit 2021.

Duhet të theksojmë që kjo incidencë e lartë e kësaj periudhe ka reflektuar edhe pikun më të lartë të gati dy viteve, se në mars bëjmë dy vite pandemi - dhe këto ditë kanë reflektuar pikun më të lartë të pandemisë të hasur në vend.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco