Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Kishte dalë për gjueti, vritet 30-vjeçari në Podujevë

Kishte dalë për gjueti, vritet 30-vjeçari në Podujevë

20:07, 12/01/2022
A+ Aa A-

Një person i moshës 30-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë gjuetie pasditen e së mërkurës në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Telegrafi mëson se vrasja ka ndodhur në një zonë të thellë malore ku viktima dhe i dyshuari kanë qenë në gjueti së bashku.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar:  F.B mashkull 34 vjeç. Në vendngjarje janë sekuestruar, dy  armë të gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e  ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, tha Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco