Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Covid 19, mjeku Tanka: Ka shtim të madh të rasteve, vonesa rëndon gjendjen e qytetarëve

Covid 19, mjeku Tanka: Ka shtim të madh të rasteve, vonesa rëndon gjendjen e qytetarëve

13:35, 12/01/2022
A+ Aa A-

Mjekut  infeksionist, Arben Tanka ka dhënë detaje në lidhje me situatën pandemike në të cilën ndodhet vendi ynë, ditët e fundit me shfaqjen e variantit të ri të omicron.

Tanka është shprehur se është për tu theksuar se shtrimi në spitale vijon të jetë i ulët, që sipas tij nuk duhet që ta marrim shumë për bazë pasi deri më tani më të prekur janë moshat e reja, por nëse do të preken të sëmurët kronik apo të moshuarit mund të kemi ndryshim shifrash.

Ndër të tjera ia ka theksuar se deri më tani krahasuar me periudhën e vjeshtës kemi një numër më të ulët të vdekshmërisë.

“Mund të kemi dhe rritje të shtrimeve në spitale pasi mund të preken persona me sëmundje të tjera shoqëruese dhe moshat e mëdha. Prekja e moshave të reja ndikon dhe në faktin që kemi pak shtrime në spitale. Për momentin sistemi me moshat e reja nuk do të mbingarkohet sistemi spitalor, por ato mund ta përhapin më shumë virusin, në krahasim me një të moshuar që izolohet në shtëpi.

Vdekshmëria krahasuar me periudhën e vjeshtës është më pak, por krahasimi fillon që të bëhet nga java tjetër për të parë dhe pasojat e festave në infektimin e njerëzve. Një gjë për tu theksuar është dhe rritja e bërjes së tamponëve që do të thotë se janë rritur dyshimet mes qytetarëve. Testet besoj se do të jenë n ë rritje për shkak të shenjave që mund të kenë qytetarët”, është shprehur mjeku.

Nga ABC Live ai ka komentuar dhe situatën e pacientëve që përfundojnë në terapi intensive, ku thekson se një ndër shkaqet që ndikon është vonesa që qytetarët kanë në paraqitjen e tyre për të marrë ndihmë mjekësore.

Tanka thekson se një ndër organet që vijon të jetë më i prekshëm nga infeksioni i Covid është mushkria.

“Vonesa për tu paraqitur në spital ndikon edhe në rëndesës së tij shëndetësore . Nëse do të paraqiten në kohë do të kemi dhe më pak në terapi intensive, por dhe nëse dalin nga terapia te një pacient lë pasoja të rënda. Përgjithësisht dëmtimi kryesor nga Covid është mushkria, dhe personat kanë fibroza të theksuara në mushkri. Kur dëmtohet funksioni i mushkrive fillon të cedojnë dhe organet e tjera siç janë dhe veshkat, problemet me trombozat në mushkri, probleme me zemrën. Kur kalon sëmundja dhe rifillon stabilizimi i pacientit fillon dhe stabilizimi i tij dhe normalizimi i gjendjes së tij shëndetësore”, ka thënë ndër të tjera mjeku. /Abc

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco