Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

EMRI/ Gjendet e vdekur e moshuara në Sarandë, policia: Kishte ngrirë

EMRI/ Gjendet e vdekur e moshuara në Sarandë, policia: Kishte ngrirë

12:49, 12/01/2022
A+ Aa A-

Një grua e pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në Cukë, bashkia Sarandë.

Ajo është identifikuar si Stamato Milo 88 vjeçe, banore e fshatit Cukë. 88-vjeçarja, nënë e pesë fëmijëve jetonte e vetme në shtëpinë e saj pasi të gjithë fëmijët i ka në emigracion në Greqi.

Burime bëjnë me dije se ajo është gjetur sot nga infermierja e fshatit në baçen e shtëpisë.

Dyshohet se gruaja fatkeqe të mund të ketë ndërruar pasditen e së martës, pasi trupi i saj ishte i ngrirë pasi ka qëndruar gjithë natën jashtë.

Menjëherë është njoftuar policia e cila shkoi në vendngjarje. Pas kqyrjes së trupit u pa se nuk kishte shënja dhune dhe se vdekja mund të ketë qënë natyrale.

Trupi i 88-vjeçares u transportua në morgun e spitalit për të kryer ekspertizën mjeko -ligjore dhe natyrisht për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco