Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Lojërat në internet që po kthehen në ferr për fëmijët e Kosovës: Tri ekspertë këshillojnë

Lojërat në internet që po kthehen në ferr për fëmijët e Kosovës: Tri ekspertë këshillojnë

12:21, 12/01/2022
A+ Aa A-

Nuk thonë kot, çdo gjë e mirë ka edhe një të keqe, apo anasjelltas. Edhe video lojërat e fëmijëve kanë avantazhet dhe disavantazhet e veta. Sot është e vështirë të gjesh një shtëpi që nuk ka fëmijë që nuk përdor telefonat e mençur apo tabletat, me anë të së cilave kalojnë shumicën e kohës duke luajtur lojëra të ndryshme.

Me anë të këtij artikulli SYRI.NET KOSOVA iu sjell disa nga disavantazhet e këtyre lojërave që ndikojnë direkt tek fëmijët.

Nga Çlirimtare Dukolli

“Do të luajmë një lojë?” ishte pyetja e sfidës vetëvrasëse që vetëm pak vjet më parë pushtoi titujt e lajmeve të pothuaj çdo vendi të botës, e duke mos përjashtuar as shqiptarët, raporton Syri.net Kosova. Fjala është për lojën “Sfida e Balenës Blu” (BlueWhaleChallenge), e cila ishte një sfidë e tmerrshme, pre e së cilës kanë rënë shumë fëmijë, shumicën e të cilëve i çoi drejt vetëvrasjes. Kjo sfidë e mistershme vetëvrasëse mbërriti edhe deri tek fëmijët shqiptar, edhe pse për fat të mirë nuk përfunduan me fatalitet.

Por çfarë ishte Balena Blu?

Kjo lojë sipas autoriteteve ruse u drejtua nga një grup në median sociale i cili nxit njerëzit të kryejnë vetëvrasje. Një administrator ndante detyra me anëtarët të cilët duhet t’i përmbushin brenda 50 ditësh. Disa prej akteve të tmerrshme ishin shikimi i filmave horror, zgjimi në orët e vona të natës, dëmtimi i vetvetes dhe me çdo ditë që kalon detyra që duhet të përmbushen bëhen edhe më të vështira. Në ditën e 50-të, manipulatorët që fshihen pas lojës kërkojnë nga përdoruesit e saj të kryejnë vetëvrasje.

E video-lojëra të tilla, shumica e të cilave janë me shprehje dhune, e që mund të çojnë deri tek keqpërdorimi i fëmijëve, ku përfshihet si opsion i instaluar edhe “chat” kohëve të fundit është e pamundur të mos hasësh në telefonat e mençur, apo tabletët, përdorues e të cilëve janë edhe fëmijët kosovarë.

Por sa janë të rrezikshme këto video-lojëra në aspektin e sigurisë, ku fëmijët kanë mundësinë e komunikimit me persona të panjohur e të paidentifikuar?

Eksperti i sigurisë, Bujar Lepaja, në një prononcim për Syri.net Kosova shprehet se në shoqërinë tonë vërehet një problem në monitorimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve gjatë përdorimit të internetit, dhe si e tillë do duhej një vetëdijësim i shtuar.

Lepaja thotë se nga këndvështrimi profesional i sigurisë mund të konkludohet se të gjitha këto probleme mund të prodhojnë probleme sociale në shoqëri që me kalimin e kohës mundet të ketë pasoja edhe në sigurinë nacionale.

“Nëse shikohet nga këndvështrimi i sigurisë,  video-lojërat që vitet e fundit janë më aktuale kanë karakter me shprehje të dhunes që tek moshat e reja munden të ndikojnë për të keq në zhvillimin e tyre psikologjik dhe që më vonë me kalimin e kohës fëmijët munden të bëhen të dhunshëm ndaj rrethit ku jetojnë.

Lojëra të tilla kanë treguar se nxisin të rinjtë të kryejnë akte ë dhunshme si dhe krime të natyrave të ndryshme.

Si shoqëri po tregohet se ne kemi problem me monitorimin dhe kujdesin ndaj fëmijeve sepse statistikat tregojnë që fëmijët sidomos ata të moshës së mitur nuk kanë sa duhet monitorim nga prindërit gjatë përdorimit të internetit si në telefona ashtu edhe në qasjet tjera në internet.

Si shoqëri duhet fillimisht të marim masa për vetëdijësimin e prindërve të pakujdesshëm e njëkohësisht të punohet edhe në vetëndërgjegjësimin e fëmijëve për pasojat e mundshme që janë rrjedhojë e kësaj pakujdesie.

Në fund, nga këndvështrimi profesional i sigurisë mundemi të konkludojmë se të gjitha këto probleme qe kam prekurr me lart mund të prodhojnë probleme sociale në shoqëri e me kalimin e kohës mundet të kenë pasoja edhe në sigurinë nacionale”, deklaroi ai për Syrin.

Që ky shqetësim është ngritur edhe nga prindërit, e pohon edhe themeluesja e grupit “Prindërimi”, Gentiana Osmani-Ismaili, e cila thotë se ka pranuar shpesh të njëjtat shqetësime.

“Po, ka pasur shpeshherë edhe brenda grupit që janë hapur tema të tilla nga prindërit e shqetësuar edhe pse shumicën e rasteve prindërit këshillohen dhe ndajnë përvojat e tyre se cilat video dhe cilat lojëra janë adekuate për fëmijët e tyre (të moshave të ndryshme)”, thotë ajo.

Por si ndikojnë të njëjtat lojëra në aspektin mendor dhe tek zhvillimi i personalitetit tek fëmijët?!
 

Psikologu i fëmijëve, Besnik Peci në një bisedë për Syri.net përmend disa nga anët negative të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti nga përdorimi i këtyre lojërave, ku ndër të tjera thekson zhvillimin e personaliteteve të dhunshme.

“Përdorimi i lojërave të ndryshme kompjuterike tek fëmijët ka ndikim në zhvillimin e personaliteteve të fëmijëve. Deri në moshën 2-vjeçare një fëmijë ka zhvillim të trurit 80% sa të njeriut të rritur. Andaj se ndaj çka ekspozohet fëmiju juaj është tejet e rëndësishme.

Deri në moshën 5- vjeçare thuajse përfundojnë se zhvilluari pothuajse të gjitha strukturat e personalitetit andaj deri në këtë moshe duhet të jemi mjaft të kujdeseshëm se si ta trajtojmë e kujdesemi për fëmijët.

Ekspozimi i fëmijëve në lojëra me karakter dhune direkt ndikon në zhvillimin e personaliteteve të dhunshme. Do të thotë lojërat konformmoshes me karakter njohës e edukativ kanë ndikim pozitiv në zhvillimin e personaliteteve ani pse koha e ekspozimit duhet të jetë e kufizuar shkaku i dëmtimit të syve e afektimit të socializmit”, shprehet ai.

Më tutje, Peci tregon se cila është shmangia më e mirë e fëmijëve nga këto lojëra, derisa përgjegjësinë kryesore ia adreson prindërve.

“Shmangia më e mirë është mos t'i lëmëë fëmijët pa lojëra me karakter rekreativ, edukativ dhe socializues. Ata - fëmijët e marrin në dorë teknologjinë vetëm kur injorohen nga prindërit, marrin në dore teknologjinë vetëm kur marrin modele nga me të rriturit të cilët "nonstop" rrinë në telefon.

Rekomandimi është mos kërko të bëjnë fëmijët diçka kur ti e praktikon vazhdimisht sepse për logjikën e fëmijës kjo kërkesë është absurde: "Pse ti mundesh dhe unë nuk mundem?!"

Gjithashtu rekomandoj kohë të kufizuar para aparateve elektroteknike, këshilloj selektim të aplikacioneve dhe qasje të kufizuar në aplikacione sepse vetëm kështu mund t\i mbrojmë fëmijët nga rreziqet e botës së internetit”, nënvizoi ai.

Peci bën apel për kujdes të shtuar e sidomos tek adoleshentët, pasi sipas tij bien më lehtë pre e ndikimit të situatës dhe rrethit të tyre shoqëror, pasi thotë se mund të përfshihen në komunikime sugjestive që fillojnë si lojë e përfundojnë në urdhëra për lëndime të të tjerëve apo vetëlëndime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco